• |
ide | kryesore

Thanin kanabisin në fermën e braktisur, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Të fundit



Karabinierët e Vinovës vunë në pranga dy shqiptarë, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se një 26-vjeçar dhe një 34-vjeçar nga Torino u ndaluan nga policia në një fermë të braktisur, në Candiolo, e cila ishte përdorur si laborator për tharjen e marijuanës.

Të dy shqiptarët u kapën në veprim menjëherë, ndërsa ishin duke tharë drogën, të gatshëm për të paketuar dozat.

Si rezultat i kërkimit policia gjeti dhe sekuestori 1500 rrënjë kanabis me lulëzim, me një peshë totale prej 22 kilogramësh lëndë narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *