• |
ide | kryesore

Video/ I veshin fanellën kundërshtare: djali i portierit të Saint Ettien shpërthen në lot

Sport, Video



Futbolli është besim dhe nuk e ka humbur sharmin e tij. Fanella është e rëndësishme dhe nëse ka ndonjë që nuk e ka kuptuar, duhet të pyesë djalin e portierit të Saint-Etienne, Jesse Moulin. Vogëlushi u detyrua të vishte fanellën e Lyon për të qendruar me të atin në daljen e zakonshme të skuadrave para ndeshjes, por e ka përjetuar castin shumë keq, duke shpërthyer në lot. Moulin u detyrua ta ngushëllojë të birin duke i shpjeguar përse duhet të vishte fanellën e ekipit kundërshtar.

Të dielën, Saint-Etienne fitoi 1-0 në ndeshjen kundër Lyonit, në Ligue 1, por ndeshja e përfolur për faktin se u zgjidh vetëm në momentet e fundit, me golin e Robert Bericit, është kthyer sërish në vëmendjen e mediave. BeIN Sports transmetoi një video nga tuneli i stadiumit të ndeshjes, ku djali i portierit të Saint-Etienne, Jesse Moulin, shihet duke shpërthyer në lot, sepse kishte veshur fanellën e Lyon.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *