• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pamje nga banesa ku ndodhi vrasja në Kavajë

Lajme, Të fundit



Lapsi.al sjell pamjet nga banesa ku ndodhi vrasja mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Ngjarja që do pati pasoja fatale nisi nga një konflikt verbal me mesazhe mes viktimës, Dritan Haxhollit dhe shtetases Marsida Qatja, ish të dashurës së tij, nga e cila ishte ndarë prej disa javësh.

Ndarja nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë vajzën në telefon dhe në banesë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe mesnatën duke u gdhirë e enjtja. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se nëse nuk riktheheshin bashkë, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Po ashtu, duke iu druajtur përballjes me të, Qatja ka thirrur të dashurin e saj katual Bletar Tocin, me profesion efektiv policie, i cili i kishte ofruar ndihmë në rast konflikti.

Haxholli është future në banesë i armatosur me kallashnikov, ndërsa para tij ka dalë Toci dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Mësohet se Qatja është e martuar dhe mësohet se bashkëshorti i saj ndodhet i burgosur në Gjermani.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=rvymvcAPDBQ&feature=youtu.be



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *