• |
ide | kryesore

Video/ Seks, drogë e alkool: festimet e shthurura të ish-lojtarit të Milan

Sport, Video



Jeremy Menez është kthyer protagonist, por këtë herë jo për merita në fushën e lojës, por për jetën e shthurur të kohës kur jetonte në Meksikë, me fakte që kanë dalë në dritë. Portali meksikan TvNotas ka shpërndarë imazhe e video të ish-futbollistit të Milan e Roma, ndërsa merr pjesë në festime me bazë alkooli, tymosje e femra të bukura. “Të gjithë e dinin që bënte këtë jetë. Është adhurues i jetës së cmendur dhe është mëkat, mund të fitonte shumë në Meksikë” ka zbukuar një burim për Info Bae, gazetë argjentinase.

Futbollisti, që aktualisht luan në Second Divizion në Francë me Paris Fc, një vit më parë mbante veshur fanellën e Club America, nga ku është larguar vetëm pak muaj më parë. Një lamtumirë që është shoqëruar nga kritika e polemika të ndryshme për rendimentit jo në nivelin e emrit të lojtarit.

“Klubi e takoi lojtarin për ti dhënë fund akordit me të, sepse nuk kishte asnjë kuptim që të mbetej në skuadër, kur tekniku Miguel Herrera nuk e grumbullonte e në stërvitje e dhomat e zhveshjes askush nuk donte të kishte të bënte me të – vazhdoi i njëjti burim -. U pagua që të largohej, i ndërgjegjshëm edhe se në atë moment askush nuk do ti jepte një shans tjetër”.

Një talent i çuar dëm ai i lojtarit francez: “E megjithatë ka luajtur në skuadra të rëndësishme në Itali e Francë, duke arritur edhe në kombëtare. Erdhi në një nga skuadrat më të famshme në këtë vend por nuk ndodhi asgjë: askush nuk e mendonte se do të vinte në Meksikë vetëm për të bërë rrëmuja”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *