• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani flet pas takimit me Kurtin, zbulon nëse janë pajtuar për koalicion

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion. Kështu është shprehur kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, pas takimit që ka pasur me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin diskutoi për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.

Sipas Osmanit, për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.

“Ne sapo zhvilluam takimin për të diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel të parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të drejtojë qeverinë. Deri tani Lëvizja Vetëvendosje është para Lidhje Demokratike të Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *