• |
ide | kryesore

Vlerësonin abortin dhe martesat “gay”, Kisha Katolike reagon ndaj letrës së 8 ministreve për Holandën

Lajme, Të fundit



Letra e tetë ministreve të kabinetit të kryeministrit Edi Rama drejtuar qeverisë holandeze, ku i kërkohej “shtrirja e dorës” për Shqipërinë, duke dhënë “ok”-in për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, ka shënuar implikime edhe të faktorëve extrapolitikë.

Në letrën ku radhiteshin vlerësime në formën e “ditirambëve” për Holandën dhe modelin e demokracisë liberale që ajo përfaqëson, i kushtohej një pasazh edhe legalizimit të martesave mes të njëjtës gjini dhe vendimit për lejimin e aborteve, gjë që ka nxitur reagimin e Kishës Katolike.

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, George Frendo, ka publikuar një shkrim lidhur me letrën në fjalë, ku thekson se detyra e ministreve është në fakt mbrojtja e familjes dhe e vlerave të saj, ndërsa i pyet se kush ua dha të drejtën për të folur në emër të shqiptarëve. Më tej, Monsinjor Frendo, ngre pyetjen tjetër se si mund të përkrahin abortin, duke qenë  ashtu siç shkruhej në letër “nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë.” ©Lapsi.al

Reagimi i plotë:

RRETH LETRËS SË MINISTRAVE GRA

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit holandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.

Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Disa komente. “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

 



5 Comments

  1. Po qa keni qe shqetesoheni mon sinjor ata asi familje politike jane.Zoteria e juaj tashi i njohte mo, nga i pari tek i fundit jane dhe me te poshter se per aq atyre as qe u behet vone zoteri?

  2. O prift po leket e ketij fare shteti si ndihme komunitetit katolik pse i merr? Jeni te paret qe dilni foto me letyrat dhe njerezit e thjeshte i lini ne fund. Kishen nuk ta mbushin biznesmenat por populli, folini njerezve dhe tregoini cili eshte i qelbesira. Te pelqen dollari nga mrapa te vjen kari.

    1. Me i matur me gjuhen kur behet fjale per njerez te Zotit . Duhet te japim mendime qe permiresojne dhe ndihmojne gjerat dhe jo volgus . Sa per dijeni une jam mysliman .

  3. Aman mos u merr me kta. Un katolik jam por jan te gjith neveri, leket qe kan keta vetem Ilir Meta dhe Edi Rama mund ti kene. 1 Milion veta vizitojne ne vit vetem kishen e lacit, nga 1-10 euro qe dhurojne per njeri, plus gjith ato kisha qe ka Shqiperia, i qr duke ber lek dhe nuk bejne asnje gje per popullin por han e pine per vete sikur mbreter. Me vjen mire qe bota po behet ateist, ose te pakten te besosh direkt ne librat e shenjte dhe jo kto hajdute legale.

    1. Mundesia qe ke nje smartphone dhe qe mund te jashtqitesh, siç e thote edhe kryeministri yne, disa here me te drejte, duke bere komente qe as mendja s’ta rrek domethenjen e tyre, s’do te thote qe mund ta perdoresh aq here sa e nxjerr nga xhepi. Ndersa sa per faktin qe je katolik dhe do doje qe e gjithe bota te ishte atesite me argumentin idiot qe keta te kishes kane miliona ste ben aspak me te zgjuar por thjesht nje katolik i pakulturuar dhe injorant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *