• |
ide | kryesore

Anila Çela rrëfen mardhënien me Orinda Hutën

Paparazzi, Slider



Ish-moderatorja e njohur e “Vizionit të pasdites”, Anila Çela, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli”, ku teksa fliste për eksperiencën gjatë këtyre viteve në moderim, preku edhe marrëdhënien e saj me Orinda Hutën.

Në vitin 2015, ajo e ndau emisionin e saj me Orindën dhe Arbër Karkinë, ndërsa ka treguar në studio marrëdhënien që kishte me kolegët.

Asokohe, u përfol shumë për një sherr mes Orindës dhe Anilës, pasi të dyja ndanin të njëjtin emision.

Anila pranoi se me Orindën s’kishin qenë mikesha të ngushta, mirëpo kishin ruajtur një marrëdhënie korrekte si kolege në punë dhe mohoi të kishin pasur ndonjëherë sherr mes tyre.

“Kur Arbri u bë pjesë e stafit, u bë një riformatim i emisionit. Për Arbrin ishte eksperienca e parë në televizion prandaj merreshim vesh me shenja për të prezantuar të ftuarit. Me Arbrin nuk kam patur kurrë asnjë problem, asnjë zënkë.

Me Orindën njerëzit e thoshin shpesh që ishim dy figura që ngjajmë. As me Orindën nuk kam pasur kurrë asnjë zënkë. Ne i ndanim ditët kur moderonim emisionin. S’mund të them që kishim miqësi të ngushtë, nga këto dashuritë në stafe, por kishim një marrëdhënie korrekte mes kolegesh”- ka rrëfyer Anila.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *