• |
ide | kryesore

E fejuara e mbrojtësit të Milan: “Lexova gjëra të tmerrshme, qepeni të gjithë”

Sport



Mattia Caldara pas shumë problemesh fizike është kthyer në skuadër për stërvitjen e parë. Mbrojtësi përgatitet të kthehet protagonist me fanellën e Milan dhe e fejuara e tij Nicole Nessi përmes Instagram ka përfituar nga rasti të replikojë ndaj kritikave të egra që ka marrë në rrjetet sociale: “Njerëzit flasin, kanë folur e do të flasin gjithnjë në këtë mënyrë, pa ditur asgjë për ty si futbollist, por mbi të gjitha për ty si person. Kam lexuar gjëra të tmerrshme në këto muaj dhe ishte e vështirë ti lije mënjanë – vazhdoi ajo -. Ne, së bashku, e dimë cfarë ke kaluar, cfarë kemi kaluar e si jemi ndjerë. Të të shihja të ktheheshe në shtëpi dje pas stërvitjes së parë në skuadër e të të shihja kaq të lumtur e të emocionuar më ka mbushur zemrën me dashuri. Më në fund dolëm nga një tunel që dukej pambarim e tani të takon ty, ti mbyllësh gojën kujtdo, duke i kujtuar sa vlen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *