• |
ide | kryesore

Një tjetër tërmet godet vendin

Lajme, Të fundit



Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Dibrës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), epiqendra e tërmetit ka qenë në Shumat.

Tërmeti është regjistruar me një magnitudë 3.2 rihter dhe me një thellësi prej 9 kilometrash.

 

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë raport për dëme materiale apo për të lënduar.

Të shtunën e 21 shtatorit, vendi ynë u trondit nga tri tërmete të fuqishme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Tërmetet në fund të shtatorit shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe mbi 105 të plagosur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *