• |
ide | kryesore

Shkarkohet Ndini Tavani, prokurori që hetoi Fullanin, Kserën dhe vrasjen e Santos

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prokurorit Ndini Tavani, i cili garonte edhe për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK).

Vendimi u dha pas përfundimit të hetimit në tri kriteret e rivlerësimit, në atë të pasurisë, të aftësive profesionale dhe të pastërtisë së figurës. KPK-ja, gjatë hetimit administrativ, ka konstatuar pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e deklaruara nga Tavani. DSIK-ja ka zbuluar parregullsi në deklarimet e pasurisë nga Tavani. KPK-ja ka ngritur pikëpyetjen mbi diferencat për 2.5 milionë lekësh në deklarimet e tij në raport me pasurinë.

Prokurori rezultoi me probleme edhe përsa i përket kriterit të pastërtisë së figurës. Tavani është kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë.

PASURIA

Prokurori ka në pronësi një apartament në Tiranë, në vlerën 4 milionë e 500 mijë lekë. Burimi i të ardhurave janë pagat e tij dhe të bashkëshortes, si dhe të ardhurat e tij si avokat, para nisjes së detyrës. Për këtë pasuri, KPK konstatoi se deklarimet përputheshin dhe nuk ka probleme në vërtetësinë e tyre. Por dyshime janë ngritur në lidhje me burimin e kësaj pasuri. Të ardhurat e deklaruara nga avokatia, Komisionit i kanë rezultuar më pak se ç’ka deklaruar subjekti.

Komisioni është duke shqyrtuar dokumentet dhe pretendimet e subjektit për këtë pasuri. Pasuria e dytë që ka deklaruar është një makinë “Citroen”, e blerë në 2016 për 900 mijë lekë. Nga hetimi i kryer për këtë pasuri nuk janë konstatuar problematika për deklarimet, sa i takon mënyrës së blerjes dhe pagesën. Ndërkohë, nga ana financiare ka rezultuar se subjekti ka qenë në pamundësi financiare për kryerjen e këtij shpenzimi. Pasuria e tretë e analizuar është një tjetër makinë tip “Benz”, e blerë në vitin 2009 për 7 mijë euro, të shitur në vitin 2016.

“Nga hetimi dhe përllogaritjet e kryera, dukej se nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen e kësaj pasurie, si dhe të përballojë shpenzimet e tjera”, tha relatorja. Në sitë kanë kaluar edhe të ardhurat e prindërve të prokurorit, si dhe investimi i tij në një banesë, në të cilën është bashkëpronar me ta.

FIGURA

Në lidhje me pastërtinë e figurës, fillimisht Drejtoria e Sigurimit t Informacionit të Klasifikuar ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por, në një raport të dytë, DSIK ka sjellë një raport ku konstatonte papërshtatshmërinë në detyrë dhe ngrinte dyshime edhe për shpërdorim detyre në lidhje me një çështje.

Vetë Ndini Tavani e ka konsideruar si tejkalim të kompetencave raportin e DSIK dhe që është bërë për rëndimin e pozitave të tij. Prokurori ka dorëzuar të gjithë dosjen dhe punën për këtë çështje, deri në dërgimin në gjyq. “KPK do të marrë parasysh shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti”, tha relatorja.

DSIK ka zbuluar parregullsi në deklarimet e pasurisë nga Tavani. KPK-ja ka ngritur pikëpyetjen mbi diferencat për 2.5 milionë lekësh në deklarimet e tij në raport me pasurinë. Tavani është Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë.

Tavani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të “nxehta” të politikës shqiptare. Prokurori në fjalë ka hetuar ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera, dosjen e arrestimit të ish-shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhajt si dhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tendera.

Prokurori Tavani ka qenë edhe pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje kjo ende e pazbardhur, ndonëse kanë kaluar 5 vite.

 



8 Comments

    1. ne fakt , ceshtjet zbulohen po pati vullnet politik…
      edhe sikur te behet kamikaze ndini , nuk i denon gjykata….

      mesa fitet eshte rob i hajrit kur neper prokurori ka qelbesira, si per shembull ervin karanxha

      1. kynuk ka bere as punen e tij. Nuk mund te jete justifikimi per paftesine me vullnetin politik. Ky nuk ka gjetur asnjehere prova te mjeftushme per te denuar te akuzuarit..vetem pa marre parate!

    2. Pu-pu-pu, ky vend nuk ka asnje shanc qe te behet nje dite, shiko vetem emrin e ketij qe presupozohet te vendose drejtesi, ndini tavani, pu-pu-pu, me keto gjenialitete mundet qe te jesh vetem personazh skecesh te estrades.” Emri percakton dhe ndikon thellesisht ne karakterin e njeriut”, ka thene Nice (filozofi gjerman, jo ai i dakos, ne Shijak)

  1. Pu-pu-pu, ky vend nuk ka asnje shanc qe te behet nje dite, shiko vetem emrin e ketij qe presupozohet te vendose drejtesi, ndini tavani, pu-pu-pu, me keto gjenialitete mundet qe te jesh vetem personazh skecesh te estrades.” Emri percakton dhe ndikon thellesisht ne karakterin e njeriut”, ka thene Nice (filozofi gjerman, jo ai i dakos, ne Shijak)

  2. Mire e ka sociologu pak me lart, nuk behet ky vend me emra Nuredin Dyshemeja. Nqs ka parregullsi me pasurine perse nuk i konfiskohet konform ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *