• |
ide | kryesore

Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik (Foto)

Paparazzi, Slider



Prej kohësh aludohej se Loredana dhe Mozzik nuk ishin më bashkë. Aludimet nisën kur ata filluan të mos shfaqeshin më bashkë në vende të ndryshme, të mos publikonin më as në Instagram foto të tyre familjare. Por tashmë ndarja është fakt pasi Loredana në një shkrim të gjatë në Instagram ka treguar se ajo dhe Mozzik tashmë nuk janë më bashkë.

“Për të gjithë fansat e mi! Siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsye për këtë janë një sërë faktorësh të shumtë, që as mund ta imagjinoni. Vendosëm të bëjmë një pushim si  në biznes, ashtu dhe në sektorin privat. Për mua, kjo nënkupton një ndryshim total në punë dhe familje. Sidoqoftë do punoj po aq shumë sa më parë. Për shkak të ngjarjeve të fundit në fushën private, bashkë me Mozzik kemi vendosur që unë të realizoj e vetme turin BONNIE CLYDE 2020. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase për ta rigjetur njëri-tjetrin sërish në të ardhmen. Mund t’ju premtoj që do të bëj maksimumin në turne. Tani e tutje jam një nënë beqare  gjë që më bën edhe më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime, Hana dhe ju. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen !”,- shkruan Loredana në Instagram-in e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *