• |
ide | kryesore

Luana Vjollca ndalon mbesën e saj të bëjë buzët operacion

Paparazzi, Slider



Filtri i fundit i Instagram-it, ku dukesh me buzë të fryra sikur ke bërë ndërhyrje në fytyrë, duket se i ka fiksuar të gjithë. As mbesa e Luanës, Jori Paloka, s’ka mundur dot t’i rezistojë këtij “trendi”.

Ajo ka filmuar veten me një filtër të tillë dhe videon e ka publikuar në Instagram, ku pyet ndjekësit nëse i shkojnë apo jo.

Mirëpo, Jori ka marrë menjëherë një mesazh nga tezja e saj, Luana Vjollca, e cila i ka treguar se është kundër këtij veprimi.

“Mos luj mendsh me i bo”- i shkruan moderatorja, ndërsa Jori e qetëson duke i thënë se s’ka ndërmend t’i bëjë.

“Nëse tezja thotë jo, është jo.”- thotë ajo në bisedën me Luanën, siç e shihni në fotot e ruajtura nga “Dosja.al”.

Luana vetë është komentuar jo pak për ndërhyrjen në buzët e saj dhe me të drejtë, mirëpo duke qenë se mbesa ka buzë të plota, moderatores nuk i është dukur aspak e arsyeshme që ajo të bëjë ndërhyrje.



1 Comment

  1. Mos luj menç se I bo tezja por ti jo. Rob pa shkoll qe nuk e din sa bejn 7 x. 7 dun me dhon men. Rob qe gjate jetes vete skan bo asnje pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *