• |
ide | kryesore

Ngjarja në Kavajë/ Marsida Qatja jep detaje shtesë: Pa Bledarin, do kishim vdek’ të gjithë

Lajme, Të fundit

Marsida Qatja, gruaja që shërbeu si “mollë” e konfliktit që u përshkallëzua në një përplasje me armë në qytetin e Kavajës, ka dhënë detaje shtesë për mediat lidhur me ngjarjen tronditëse, si pasojë e të cilit numërohet një i vdekur dhe një i plagosur,

Qatja e rikthyer në shtëpinë e saj iu është përgjigjur interesit të gazetarëve, në prani të të birit 14-vjeçar. Ajo ka mohuar të ketë pastur lidhje intime me viktimën, Dritan Haxhollin, si edhe me Bledar Toçin, shefin e sigurisë së brendshme në Portin e Durrësit, të cilin thotë se e ka thjesh mik. Sipas rrëfimit të Qatjas, Toçi ka qëlluar mbi Haxhollin pasi ky i fundit kishtë drejtuar armën ndaj një prej fëmijëve të saj.

Më ka kërcënuar. Më kapte prej flokësh…bënte skena të tilla. Ndërkohë që doja të telefonoja Policinë, por…do e mbanin 6 muaj, pas kësaj kohe ne do iknim të gjithë. Dhe të them dhe diçka tjetër: nëse atij nuk do t’i kishte ngec arma, ne do kishim vdek’ të gjithë.

Bledari, jo se është shoku im, por ai duhet të ngrihet në detyrë sa më lart. Bëri diçka që…ne do kishim vdek të gjitë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im. Sa po i gjuante, i ngeci arma. Aty i ka gjujt Bledari. Dritani shënjestroi të aprin Bledarin, po ai prap s’bëri gjë. Ndërsa, kur me vra fëmijën tim, Bledari pastaj bëri mbrojtjen, normal.”- tha Qatja.

Më tej, Qatja është shprehur se Dritani ka ardhur atë natë në banesën e saj i droguar dhe ka shtënë mbi Toçin, i cili nuk u kundërpërgjigj deri në momentin që pa se duhet të mbronte fëmijën që rrezikonte të qëllohej.“Bledarit i kërkova ndihmë. Me kë je me tha? Jam dhe me çunin e vogel. Ok tha, të jetë edhe dikush tjetër që të mos mendohet për keq. Kam edhe Xhuljon i thashë që rri shpesh me mu’, komshiu. Dritani i ra dritares ku ishim ulur. Tha do ju vras. I thashë hajde, qetësohu, hyr brenda, të flasim si njerëz. Hapi derën dhe tha qeke ti Bledar Toçi…dhe i gjujti direkt. I tha ule armën në tavolinë (Bledarit).  Kurse Bledari i tha s’kam armë, erdha të sqarohemi si njerëz. Ça ke me gocën, është familjare, ka tre fëmijë. Ti ke vetë fëmijë. Po t’ja bëjë njeri vajzës tate këtë? Aty (Dritani) i gjujti.”

Ndërsa, duke folur për bashkeshortin, Qatja ka thënë se ka thënë se e ka shumë të vështirë t’i tregojë ngjarjen. “Pjesën e burrit e vuaj shumë. Psikologët kanë ardhur nga Bashkia e Kavajës. por unë nuk kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që e përjetoj keq, jam unë. Di të them që për pjesën e Dritanit, vetë e kërkoi”.

Ngjarja në Kavajë mund të kishte një bilanc tragjik, pasi në banesë gjendeshin edhe 3 fëmijët e mitur të Qatjes, të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç.

Nga fotot e publikuara në llogaritë e saj në rrjetet sociale, shihet se Qatja bënte një jetë luksoze. Mësohet po ashtu se e motra zotëron një agjenci turistike. Ndërsa, bashkëshorti i saj gjendet i burgosur në Gjermani. ©Lapsi.al

 

6 Comments

  1. kjo nuk duhet te jape me intervista si shkaktaria kryesore e cila ka denigruar moralin e families, thote e4 kisha shok pinim kafe etj perse nuk denonsove ne kohe dhe perse e lejove qe shoqeria me pare te tjashej kaq shume . turp . mblidhni mendjen ju gra me femije dhe behuni besnike dhe te denja per burrat tuaj dh3e me pas keto gjera nuk ndodhin se fundi ne ne kavaje themi ku ka ze nuk eshte pa gje

  2. A ju do var me koke poshte ne shesh po kush tju vari. Fatmir toci apo ram zadria? Po dikur dikur edhe sa grimca e reres paguhet.

  3. ishte fiks si Xhisiela Maloku e atij cunit te Rrahman Rrajes. E e degraduar, perdhunuar, percudnuar deri ne vetmohim..

  4. Kujt ja ngrefka karin kjo veremlia mor zot se na hapi barkun del dhe jep dhe intervista. Per mendimin tim prokuroria sduhet ta lejoje te komunikoje me median per sa kohe eshte akoma nen hetim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu