• |
ide | kryesore

PPE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Popullore Europiane (e djathta europiane) është shprehur pro hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropia. PPE i ka bërë thirrje Komisionit Evropian dhe gjithë familjes evropiane që të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Letra është dërguar sot në Komisionin Europian dhe mban firmën e kreut të PPE, Joseph Daul.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparim në përputhje me kërkesat për hapjen e këtij procesi. Ndërsa mbetet shumë për të bërë, hapja e bisedimeve të pranimit është hapi tjetër i natyrshëm”, thekson PPE.

Letra e plotë e PPE

“Politika e Zgjerimit të BE-së ka qenë një nga mjetet më të suksesshme për të sjellë stabilitetin dhe paqen në kontinentin tonë. Vendimet që do të merren më pas nga vendet anëtare nuk do të ndikojnë vetëm në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe të kontinentit tonë në tërësi. Është koha për të dërguar një sinjal të fortë dhe për t’i qëndruar besnik angazhimeve tona në rajon. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparim në përputhje me kërkesat për hapjen e këtij procesi. Ndërsa mbetet shumë për të bërë, hapja e bisedimeve të pranimit është hapi tjetër i natyrshëm.

Qytetarët, dhe veçanërisht rinia, e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë meritojnë një perspektivë evropiane pasi mbetet një burim motivimi dhe vendosmëri që ato vende dhe rajoni në tërësi të vazhdojnë me reformat e nevojshme për të zbatuar më tej sundimin e ligjit, forcimin e gjyqësorit, luftwn kundër korrupsionit, përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe garantimin e pavarësisë së mediave. Vendimi i javës tjetër është historik dhe vendimtar për të ardhmen e kontinentit tonë. Rruga për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë e gjatë por është një rrugë që duhet të ndërtojmë së bashku, dhe nuk duhet të humbasim vrullin. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë më të afërt; historikisht, gjeografikisht dhe ekonomikisht. BE nuk do të jetë e plotë derisa rajoni të jetë pjesë e bashkimit tonë”.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të jepet në mbledhjen e BE në datën 18 tetor.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi më 26 shtator pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Edhe Bullgaria ka votuar pro çeljes së negociatave.

Deri tani vendet skeptike janë Franca dhe Holanda, të cilat jo zyrtarisht janë shprehur për shtyrjen e vendimit gjatë vitit 2020.



1 Comment

  1. Nuk dijmë që BE e veçanërisht partitë e djathta popullore të jenë deklaruar ndonjëher kundër Shqipërisë apo Maqedonisë për perspektivën e tyre të integrimit europian.
    Edhe Bundestagu gjerman që udhëheq koalicionin europian të partive popullore, e ka dhënë miratimin e saj, por ama pasi të plotësohen kushtet që kanë të bëjnë pikërisht me reformat.
    Për Maqedoninë si kusht ishte kërkesa e Greqisë që ajo të ndronte emrin më Maqedoni e Veriut por pasi e bëri këtë, a mos vërtetë ajo u bë më europiane ?
    Maqedonia do të bëhej më europiane vetëm nëse ndëshkohej urrejtja nacionale ndaj shqiptarëve, e të realizohej marëveshja për pranimin e shqiptarve në këtë shtet, si një popullsi shtetformuese e barabartë me sllavët.
    Por si qëndrojnë në Greqi problemet e trajtimit të etniteteve të tjera nacionale ?
    Greqia, ndonëse revolucionin e saj të çlirimit nga perandoria osmane, e udhëhoqën arvanitas , të cilët ishin edhe kryeministrat e parë të shtetit grek të pamvarur, ju a ka mohuar atyre krejtësisht të drejtën e gjuhës e përkatësisë etnike duke i quajtur grekë vetëm se i përkasin fesë ortodokse.
    Me pjesën e popullsisë së Çamërisë , shqiptarë të përkatësisë myslimane, vepruan akoma më egërsisht edhe se serbët duke i masakruar e duke i dëbuar nga vendbanimet e tyre që në kohën e antikitetit.
    Faktikisht Greqia është i vetmi vend në BE që diskriminon e nuk i konsideron fare pakicat etnike, e ndërkaq ngre me forcë zërin për pakicat e saj në Shqipëri që edhe në kohën e diktaturës enveriste nuk ishin të keqtrajtuara më shumë se popullsia vendase.
    Ka njëfarë qëndrimi subjektiv jo realist nga vendet e Europës perëndimore qe tek Greqia shohin sot simbolikën e vendit ku lindi nocioni i demokracisë, e pati një zhvillim kulturor që e shquante për kohën.
    Por çfarë vendi ka zënë Greqia e mesjetës e kohëve moderne si një vend përfaqësues i progresit kulturor e demokratik ?
    Një nga vendet e fundit në rënditje për këto tregues.
    Ndonëse perëndimi i nxitur nga e kaluara dymijë vjeçare e Greqisë së “demokracisë”, me përfundimin e Luftës së dytë botërore u përkujdes ta evitonte hyrjen e saaj në perandorinë diktatoriale komuniste, ndryshe sa bëri me të gjithë shtetet e tjera të Ballkanit që ja la komunizmit pan ortodoks, Greqia akoma edhe sot flirton më shumë me sistemin diktatorial komunist sesa me perëndimin demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *