• |
ide | kryesore

Raiola frikëson Milan: bllokon rinovimin e Donnarumma

Sport



Gianluigi Donnarumma mban në ankth Milan. Dialogu për rinovimin e kontratës vazhdon me shumë ngadalësim. Klubi kuqezi dëshiron një shtrirje deri në 2024, me reduktimin e pagës nga 6 në 4 milionë në sezon. Mino Raiola, menaxheri i lojtarit, nuk është dakord e ka bllokuar trataivën: shumë herët për të folur për rinovim, duke marrë në konsideratë ndryshimet që janë verifikuar në kampin e Milan.

Pas telenovelës së viteve më parë, Donnarumma është lidhur me kuqezinjtë me një kontratë deri në fund të 2021. Në 2017 në fakt, pas tratativave të vështira mes Raiola e klubit milanez, portieri kishte firmosur një rinovim për 6 milionë në sezon për 5 vjet. Akordi parashikonte edhe nënshkrimin me të vëllain si portier i tretë i Milan (1 milion në sezon për të). Në këtë fillim kampionati Donnarumma ka qenë një nga më të mirët e në disa raste si Maldini ashtu dhe Boban kanë deklaruar se Gigio përfaqson të tashmen e të ardhmen e Milan. Për këtë motiv klubi milanez dëshiron ta zgjidhë sa më shpejt cështjen e rinovimit, edhe pse ka shumë kohë akoma.

Ajo që frikëson më shumë klubin është përplasja me agjentin e lojtarit, pikërisht si tre vjet më parë. Edhe në dritaren e fundit të merkatos, Raiola kishte provuar të vlerësojë oferta të tjera (sidomos të Paris Saint Germain) e pa një kthesë të fortë të Milan, që ka marrë vetëm 9 pikë në 7 ndeshje kampionati, është e kuptueshme që menaxheri do të tentojë përsëri ti gjejë një sistemim të mirë të asistuarit të tij. Raiola me shumë mundësi të shohë si do të mbyllet sezoni i kuqezinjve, përpara se të favorizojë lidhjen mes klubit dhe portierit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *