• |
ide | kryesore

Superkupa italiane, Juve-Lazio në fund të dhjetorit: shtyhen dy ndeshje të Serie A

Sport



Do të luhet në dhjetor Superkupa italiane, që do të shohë përballë Juventus e Lazio. Një sfidë që duhet të shkaktojë shtyrjen e dy ndeshjeve (ato ku do të jenë të impenjuar bardhezinjtë e bardhekaltrit) të javës së 17 të Serie A. Nuk është komunikuar ende data zyrtare e ndeshjes, në program për tu luajtur në Stadio Internazionale Re Fahd në Riad (Arabia Saudite), por me shumë mundësi do të luhet mes 20 e 22 dhjetorit.

Në këtë mënyrë, Superkupa do të bëjë të mundur shtyrjen e dy ndeshjeve të javës para Krishtlindjes, takimi i fundit përpara pauzës dimërore. Bëhet fjalë për Sampdoria-Juventus e Lazio-Verona, ndeshje që do të rikuperohen më pas në 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *