• |
ide | kryesore

Tragjike në Skrapar/ Një fëmijë 2-vjeç bie në gropën e bërsive të rakisë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytezën e Skraparit, ku një fëmijë vetëm 2 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në vendin ku babai i tij po ziente raki. Sipas policisë fëmija që po luante aty pranë ka rënë në një gropë ku hidheshin bërsitë e rushit. Fëmija është nxjerrë në gjendje kome prej andej. 

Ngjarja ndodhi në fshatin Therepel dhe i gjithë komuniteti është tronditur nga lajmi i rëndë. I mituri aktualisht është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje tejet të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *