• |
ide | kryesore

(VIDEO) “Paralizohet” Laçi, shkollat dhe bankat mbyllen nga përmbytjet

Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë “zhytur” në ujë qytetin e Laçit.

Në videon e siguruar nga “Lapsi.al”, paraqitet një situatë tejet problematike, ku dalja nga shtrati e një përroi jashtë qytetit ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Si pasojë e e përmbytjes, përditshmëria normale në Laç është paralizuar, pasi për të shmangur incidente të mundshme janë bllokuar disa institucione, si: shkollat, bankat etj.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në qytet është vështirësuar. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=bgVdCajAc8w&feature=youtu.be



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *