Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë “zhytur” në ujë qytetin e Laçit.
Në videon e siguruar nga “Lapsi.al”, paraqitet një situatë tejet problematike, ku dalja nga shtrati e një përroi jashtë qytetit ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Si pasojë e e përmbytjes, përditshmëria normale në Laç është paralizuar, pasi për të shmangur incidente të mundshme janë bllokuar disa institucione, si: shkollat, bankat etj.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në qytet është vështirësuar. ©Lapsi.al
https://www.youtube.com/watch?v=bgVdCajAc8w&feature=youtu.be
jane plot me X5 te vjedhura…nuk kane probleme per keto “vogelsira”