• |
ide | kryesore

VIDEO/ RAI3 flet me emra: Ministrat e Brendshëm dhe rrugët e trafikut që kalojnë nga Shqipëria

Lajme, Të fundit

“Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria”. Kështu e shkruan gjiganti italian “Rai3” në një reportazh të shkurtër për trafikun e drogës që vjen nga Amerika Latine dhe nëpërmjet Shqipërisë kalon drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Në videon më poshtë flitet për sasinë e madhe të kokainës, prej 617 kg, që u kap në Brazil, dhe që mbante logon e klubit sportiv të Elbasanit, duke e cilësuar kështu Shqipërinë vendin qendror të trafikut të lëndëve narkotike.

“Konfirmimi që mafia shqiptare ka lidhur marrëveshje me kartelet amerikano-latinë të drogës erdhi të paktën një muaj e gjysmë më parë nga ky kamion i ndaluar në Brazil. Në bordin e tij kishte 617kg kokainë të pastër që në pakot e sapopërgatitura mbante logon e klubit të futbollit KF Elbasani, një qytet në qendër të vendit i konsideruar një nyjë e trafikut të heroinës që vjen në rrugë tokësore nga Afganistani dhe kokainës që vjen në bordin e anijeve që vijnë dirket në portet e Vlorës dhe Durrësit.

Është mafia shqiptare që e kontrollon trafikun dhe që menaxhon laboratorë njëlloj siç bënte Cosa Nostra në Italinë e viteve 70. Këtë e kanë zbuluar pikërisht në Elbasan, një laborator ku opiumi afgan përpunohej dhe kthehej në heroinë.

“Ne i shohim shqiptarët në marrëveshje me Ndragheta për trafikun e kokainës” – thotë Nicola Gratteri, shef i Prokurorisë së Kantanzaros.

Për rrezikun e mafias shqiptare na ka treguar edhe më herët, Gratteri që lëshointe alarmin për korrupsionin. Në Shqipëri 2 ministra të Brendshëm kanë përfunduar nën hetime për narkotrafik.

“Nëse askush nuk përballet me mafian shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë shqiptarë do të bëhen të gjithëpushtetshëm” – thotë Gratteri.

Lidhjet e Mafias shqiptare me Italinë konfirmohen edhe arrestimet dhe sekuestrimet gjithnjë e më të shpeshta. Është edhe historia e Endrit Alibej, 34-vjeçari arrestuar për trafik drogë në 2013-ën në Itali dhe i vrarë makinën e tij luksoze gushtin e kaluar në Shqipëri. Një ekzekutim mafioz e ka cilësuar edhe media shqiptare” – thuhet në kronikën e RAI3. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Kush do ta luftoje? Keta nuk lahen me ne pishina me uje po ne pishina me droge. Te tre bandat ps pd lsi . Tani jane te gjithe te rilindur me kollare kostum ushqim bio. Se drogaxhinj bio jane dhe vet. Dhe shume te zeza te tjera mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu