• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha prish gjithçka në minutën e 90: Turqia merr frymë dhe sheh kualifikimin

F1, Kryesore, Sport

1-0, por mund të kishte qenë shumë ndryshe. Shqipëria e Edy Reja, bëri një tjetër provë të rëndësishme, por këtë herë mes golit e fitores ishte një Rey Manaj jo në ditën e tij më brilante dhe një Strakosha që bën gafën e madhe në minutën e fundit të lojës, duke dënuar një strategji brilante të Edy Rejas. Për shumë minuta kuqezinjtë ishin skuadra më e rrezikshme, në të gjitha rastet me Manaj: sulmuesi vrapoi, tentoi, por kur erdhën rastet e shënimit, nuk e fundosi dot goditjen që do të kishte qenë shpresë për ne, e frikësuese për Turqinë, që me këtë fitore, bashkë me suksesin e Francës në Islandë e kanë të hipotekuar shansin për të shkuar në Euro 2020. Shqipëria e provoi, me karakter e dinjitet, por në fund rrjeta që u tund ishte e Strakoshës, që në një moment papërqendrimi e la të pambrojtur…

Reja ruajti stabilitetin: e bëri mirë. Boshti i skuadrës rezistoi në minutat e para të ethshme, ku kuqezinjtë ishin po aq asfiksues në presing sa të besuarit e Senol Gunes. Veseli zëvendësoi Hysajn e dëmtuar dhe askush nuk e kuptoi që shkodrani mungonte. Empolezi bëri ndeshjen më të mirë që kur mban veshur fanellën e kombëtares. Mesfusha mbajti ekuilibrat, Manaj e Cikalleshi vrapuan në të gjithë repartin, duke bërë që të kalonin minutat më të rrezikshme, ato të insistimit të Turqisë, për të fituar gradualisht metra në fushë dhe minuta në zotërim të topit.

Cenk Tosun e Burak Ylmaz ishin vetëm hijet e atyre lojtarëve të rrezikshëm, të kontrolluar gjithnjë nga Gjimshiti, Dermaku e Ismajli. Nuk pati shumë raste e para, një tentativë e Tosun, përgjigje e Manajt dhe portierët pothuaj të paimpenjuar.

Atë që Reja e kishte ndërtuar në mendjen e tij e zbatoi në fushë dhe gjithcka shkoi sipas parashikimeve të italianit, 74 vjecar një ditë më parë: Roshi për Lenjanin, që më tepër se për zëvendësimin u dëshpëruar për rastin që humbi 6 minuta më parë. Roshi u fut në minutat e tij dhe si ndodhi kundër Moldavisë e kundër Islandës ndryshoi lojën. Driblime, shpejtësi dhe elegancë, por Manaj humbi atë që ishte e pamendueshme, në minutën e 77, duke mos gjetur topin me portën të boshatisur.

Manaj u bë protagonisti i Shqipërisë në 10 minutat e fundit, duke tentuar katër herë e duke trembur turqit, që filluan të kontrollonin minutat, pa e ditur se pikërishyt në fund do ti vinte ndihma e papritur. Strakosha doli pa logjikë në minutën e 90, duke përplasur Ismajlin e pa gjetur topin, që Tosun me kokë e shtyu në rrjetë për golin e fitores.

Shqipëria mbetet me 9 pikë, ndërsa Turqia e Franca i gëzohen kualifikimit me 18 pikë. Turqit nuk e humbasin traditën: në eleminatore arrijnë gjithnjë të na mundin e duke parë ndeshjen e sotme, për Shqipërinë kualifikueset me Turqinë janë kthyer në sindromë…

7 Comments

  1. Gafa e Strakoshes e pafalshme, ishte i pavemendshem komplet. E meriton nje shpulle turinjve.
    Manaj po ashtu…, raste te pafalshme.
    Megjithate trajneri Rea ka bere pune fantastike, ka ndryshuar teresisht skuadren

  2. Manaj egoist!
    Starkoshes nuk i falet! Te ulet ne stol per ndeshjen e rdhshme.
    Te mos fitosh me kete Turqi, cop-cop, turp! Gjasme pasardhesit e Skenderbeut!

  3. Hera e pare qe shoh nje loje te bukur nga ana kombetares. Per mua ne porte duhet Berisha pasi Strakosha eshte kot dhe shume mendjemadh

  4. ore behuni gati dhe filloni te kurseni se cmimi i naftes do shkoje shume shpejt ne mbi 200 dollare per fuci. Plani shekullor judeo-masonik per nje perplasje te madhe sunito-shiite ne lindje te mesme po katalizohet shume shpejt dhe po e nxjerr koken nga presioni dhe nderhyrja turke dhe ruse ne rajon. Mbani edhe disa bidona nafte dhe benzine rezerve….

  5. Te dyshimta rastet e humbura nga Manaj…….,
    me e dyshimte akoma dalja e pakuptimte e Strakoshes ……..

  6. Turqia ishte superiore ndaj nesh, plus luante ne fushen e vet. Rreshtimi i Rejas ama ishte i suksesshem, ashtu si edhe fryma qe e mban te lidhur dhe te perqendruar skuadren. Fatkeqesisht nuk kemi individualitete te spikatura, qe gjejne golin. Fryma e bashkepunimit qe funksionon shume mire ne mbrojtje dhe mesfushe mungon ne sulm. Nuk mu duk se pashe ndonje skeme kundersulmi te stujduar. Ne kaosin e aksionit sulmues individualiteti i Manajt ishte i tepruar. Nuk ka talent/aftesi te atilla qe ta arrije vetem objektivin e gjithe repartit. Duke u nisur nga rezultatet shume te mira ne mbrojtje/mesfushe Reja duhet te punoje tani shume per sulmin. Ne fund te fundit sado mire te luash po nuk shenove nuk te ka duk puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu