• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo një hap nga legjenda: Ukraina e paralajmëruar

Sport



Nga CR7 në CR699. Pas golit të shënuar ndaj Luksemburgut Cristiano Ronaldo është një hap nga kuota 700 gola të shënuar nga 2002 deri më sot. E kushedi nëse të hënën kundër Ukrainës nuk është rasti i duhur për të arritur shifrën e rrumbullakosur që e kanë prekur vetëm pak perëndi të futbollit.

Sidoqoftë është vetëm cështje kohe. Një që ka shënuar gjithnjë, me cfarëdo fanelle që ka mbajtur veshur e në cdo mënyrë të mundshme nuk mund të ndalet tek 699 gola. Cristiano ka shpërndarë gola e magji nëpër botë në 21 kompeticione të ndryshme. 64% të golave janë shënuar me Real Madrid: 450 në 9 vjet. Ka realizuar 118 me Manchester United, 5 me Sporting Lisbona. Me Juventus deri tani ka luajtur 50 ndeshje e ka shënuar 32 herë. 94 gola i ka fiksuar me fanellën e Portugalisë.

Përmes numrave është e mundur edhe ti përcaktosh si janë realizuar: 441 me të djathtën, 129 me këmbën e majtë, 127 me kokë e 2 le ti quajmë rastësi… Ka transformuar 112 penallti e ka shënuar 55 herë me goditje dënimi. È tani CR7 është duke u shndërruar në CR700. Mungon vetëm një gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *