• |
ide | kryesore

F1/ “Hagibis” anullon kualifikueset, pilotët luajnë Playstation…por jo gara me makina

Sport



Lajmi për anullimin e kualifikueseve për të vendosur radhën e nisjes për garën e Cmimit të Madh të Japonisë i ka befasuar të gjithë, por duket se i ka dhënë kohë të lirë të pashpresuar pilotëve të Formula 1. Në fakt, kualifikueset e GP të Suzuka janë shtyrë për nesër për shkak të frikës nga tajfuni Hagibis e pilotët janë detyruar të qendrojnë të mbyllur në hotel.

Kështu, Verstappen, Sainz, Perez, Russell e Norris kanë vendosur të kalojnë kohën duke luajtur në Playstation: sfida është e gjitha në Fifa 20 e të gjithë janë të përqednruar të mos humbasin. Ndoshta cështje bestytnie, por kanë shmangur garat me makina. Lajmi i mirë në fakt është se cirkuiti nuk ka pësuar dëme: vetëm erë e shi.

View this post on Instagram

Most competitive Saturday we’ve had in years ??⚽️

A post shared by Max Verstappen (@maxverstappen1) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *