• |
ide | kryesore

Futbollisti që mundi kancerin frymëzon fëmijët me tumor: “Nuk iki që këtu pa i takuar të gjithë”

Sport



Gjest i madh i Francesco Acerbi, që bashkë me lojtarët e kombëtares së Italisë kanë bërë një vizitë tek pacientët e vegjël të sëmurë me tumor në Spitalin “Bambino Gesù” në Romë. Mbrojtëi i Lazios, që ndonjë vit më parë ka fituar betejën personale me kancerin në testikuj, ka qenë futbollisti që më shumë se të gjithë ka dashur ti dhurojë një buzëqeshje të gjithë fëmijëve prezentë në repart e është larguar nga ndërtesa i fundit. “Francesco duhet të ikim, është vonë, janë të gjithë duke të pritur” i thanë mbrojtësit. “Nuk më intereson, mund edhe të ikin, unë marr taksi, por pa i takuar të gjithë nuk largohem” është përgjigjur futbollisti. Një episod që e tregon Alessandro Iapino, përgjegjësi i Zyrës së Shtypit e Koordinimit Editorial të spitalit.

Për Acerbi kjo vizitë natyrisht që ishte një moment shumë emocionues, sepse ai ishte i vetmi ndër lojtarët që e dinë cdo të thotë të sëmuresh me tumor. Në 14 korrik 2013, sapo kishte mbërritur tek Sassuolo, mori lajmin më të keq të jetës së tij: tumor në testikulin e majtë. Për mbrojtësin filloi beteja më e vështirë, e bërë me kemioterapi, durim e shumë besim. Tumori iu hoq, në shtator u kthye në fushë në Verona kundër Hellas. Vetëm se në dhjetor arriti një goditje e dytë: gjatë kontrollit antidoping pas ndeshjes me Cagliari, Acerbi rezulton pozitiv me ‘gonadotropina corionica’. Nuk bëhet fjalë për dopingun, por dicka edhe më e keqe: tumori ishte kthyer. Betejën këtë herë e bëri në dy fusha: nga një anë kurat për të goditur sëmundjen, nga ana tjetër lufta kundër pezullimit për doping. E në fund fitoi akoma, ashtu si do të donte të bënin të gjithë fëmijët që i takoi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *