Sezoni i Lorenzo Insigne ka nisur mes luhatjeve të mëdha e për numrin 24 nuk është një moment i lehtë në Napoli. Sulmuesi i kombëtares italiane duket pak brilant e ka patur probleme edhe me Carlo Ancelotti, që në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Genk e dërgoi në tribunë. Një ‘cështje’ që u mbyll menjëherë falë frazave të thëna nga protagonistët, por Insigne kthehet në një farë mënyrë të flasë për argumentin në ‘Rai Due’.
Sulmuesi i Napolit ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Dribbling’: “Napoletanët nuk më kanë kuptuar. Dikujt i dukem mendjemadh, besoj se kanë një imazh të ndryshëm nga ai që jam. Kush e mendon kështu, shpresoj shumë që të ndryshojë mendim. I them të gjithë tifozëve të më qendrojnë afër. Sepse unë për këtë fanellë jam gati të vritem”.
Një apel i vërtetë për tifozët, ai i kapitenit të Napolit, që pastaj ka treguar edhe raportet me teknikun Ancelotti: “Mes nesh cështja është karakteriale. Na ndodh të grindemi, por Carlo mbetet një trajner i madh e shpresoj të fitoj bashkë me të. Nuk ka ndodhur kurrë që kur stërvit Napolin, që të më ketë ngarkuar një rol. Ndonjëherë, kur arrij më i lodhur ose nervoz në stërvitje, më ndodh që ti përgjigjem vëzhgimeve të tij, por janë gjëra që mbarojnë aty. Ka ndodhur shpesh edhe të bëjmë shaka me të”.
Për sa i takon trajnerit, në karrierën e Insigne ka patur një rol shumë të rëndësishëm edhe Maurizio Sarri, që tani e sfidon si kundërshtar: “Ajo që Sarri ka lënë në qytet, peshon në gjykim. Unë them këtë. Ai ka një farë moshe, pati këtë rast të madh dhe shpresoj të bëjë mirë, sepse e dua fort për gjithcka ka bërë për Napolin”.