Miliona vetë në Japoni janë këshilluar të lënë shtëpitë e tyre me afrimin e tajfunit të fuqishëm Hagibis, i cili ka bërë që të anulohen dy ndeshje për Kupën e Botës në regbi dhe mbi 1,600 fluturime.
Hagibis thuhet të jetë është stuhia e parë “shumë e fuqishme” që pritet të godasë ishullin Honshu, që prej vitit 1991. Kompanitë e mëdha japoneze për prodhimin e makinave, si Toyota dhe Honda, nuk i kanë hapur fabrikat e tyre dhe shumë dyqane të tjera ushqimore në Tokjo po ashtu janë mbyllur, për shkak të stuhisë.
Një person vdiq në Chiba, në lindje të kryeqyteti Tokio, pasi era e fuqishme bëri që të përmbysej makina e tij. Zyrtarët vendas thonë se në disa zona priten reshje shiu që nuk janë parë ndonjëherë.
Sipas tyre, është jashtëzakonisht e lartë mundësia e katastrofave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet, e kanë këshilluar banorët të marrin masa për të shpëtuar veten.