• |
ide | kryesore

“Kokainë dhe alkol para ngjarjes”/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për vëllezërit Toçi

Lajme, Të fundit



Prokuroria ka kërkuar marrjes e masës së sigurisë “arrest me burg” për Bledar Toçin, shefin e sigurisë në burgun e Durrësit, të arrestuar pas ngjarjes tronditë të para pak ditëve në qytetin e Kavajës, ku si pasojë e përshkallëzimit të një konflikti, qëlloi për vdekje shtetasin Dritan Haxholli.

Në dosjen e organit të akuzës, Toçi rezulton të jetë i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Po ashtu, “arrest me burg” kërkohet edhe për vëllain e tij, Bernard Toçin, të cilit iu gjet lëndë narkotike pas kontrollit të ushtruar në banesë, në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen.

Sikurse është raportuar edhe më parë, në dosjen Prokurorisë shkruhet se Marsida Qatja, gruaja që shërbeu si “mollë sherri”, i kishte kërkuar Bledar Toçit për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Haxhollin.

Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30  të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Sipas Prokurorisë, në shtëpinë ku ndodhi krimi në të gdhirë të 10 tetorit, është konsumuar pije alkolike dhe lëndë narkotike e llojit “kokainë”, që dyshohet se është siguruar nga Bernard Toçi.

Rreth 30 minuta pas mesnate në banesën e Marsida Qatjas ka shkuar Dritan Hoxholli, i armatosur me një kallashnikov. Fillimisht, Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa, Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit, duke derdhur plot 17 plumba mbi Haxhollin.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestruan një kallashnikov, 15 gëzhoja, një krehër fishekësh automatiku me 27 copë fishekë, si edhe sende të tjera.

Ndërkaq, në spitalin e Kavajës ku mbërriti i plagosuri Toçi, u sekuestrua edhe arma e tij e zjarrit, një pistoletë “Glock”. ©Lapsi.al

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *