• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, kamioni del nga rruga dhe përmbyset

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje.

Nga informacionet pararake mësohet se një kamion, i cili transportonte kripë nga Kosova, është përplasur me një automjet të tipit “Mercedes Benz”, në zonën e njohur si Vajkan.

Nga përplasja kamioni ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të rrugës. Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *