• |
ide | kryesore

Lamtumirë Europian, pas Turqisë edhe matematika nuk bën më punë…

Sport



Një humbje që peshon, për mënyrën si erdhi, por mbi të gjitha për atë që shkaktoi. Ishte shansi i fundit për të ëndërruar akoma për prezencën e dytë në finalet e një Europiani: ishte i qartë tekniku Edy Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes së humbur 1-0 me Turqinë dhe është edhe më e qartë matematika. Tani në lojë ka mbetur vetëm Islanda, të cilën kuqezinjtë kërkojnë ti marrin vetëm vendin e tretë, sepse me 9 pikë diferencë nga dy vendet e para, me tre ndeshje për tu luajtur e të mundur në ndeshje direkte nga Turqia e Franca, gjërat janë të vendosura.

Shqipëria ka për të luajtur tashmë në transfertën me Moldavinë të hënën, ndërsa në nëntor dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Andorra e Francës. Me 9 pikë në lojë, edhe sikur të fitojmë të tre ndeshjet dhe Turqia ti humbasë të treja, do të mbeteshim pas formacionit të Senol Gunes, që na ka mundur në të dyja ndeshjet direkte. I njëjti diskutim vlen edhe për Francën, gjithnjë nëse Franca nuk i humbet të treja ndeshjet dhe kundër nesh të dalë e mundur me 4 gola diferencë.

RENDITJA
Group H P W D L F A GD Pts
1 Turkey 7 6 0 1 15 2 13 18
2 France 7 6 0 1 20 4 16 18
3 Iceland 7 4 0 3 10 10 0 12
4 Albania 7 3 0 4 10 10 0 9
5 Andorra 7 1 0 6 1 14 -13 3
6 Moldova 7 1 0 6 2 18 -16 3



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *