• |
ide | kryesore

Lind një tjetër “qytet” në familjen e Ledionit dhe Sarës, njihuni me Roman

Paparazzi, Slider



Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, ka dhënë në profilin e saj në Instagram lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe Ledioni janë bërë me një tjetër djalë pas të voglit London.

Vetë Sara tregoi se vogëlushi i tyre kishte ardhur në jetë para kohe ditën e djeshme dhe gjithashtu ka zbuluar emrin që kanë zgjedhur për të birin.

Pas Londrës, këtë herë dyshja zgjodhi qytetin e Romës dhe vogëlushi u pagëzua me emrin Roman.

Kjo pasi Sara ka jetuar në Romë disa vite më parë dhe si ajo dhe Lori kanë treguar shpeshherë afeksionin e tyre për kryeqytetin italian nga ku kanë kujtime të shumta.

Në foton e publikuar në llogarinë e saj, Sara shfaqet e shtrirë me dy të vegjëlit e saj, Roman në njërin krah dhe London në krahun tjetër.

“Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër.”- shkruan Sara krahas fotos së ëmbël.



1 Comment

  1. po gjyshja e ka mbiemrin hoxha
    keshtu qe mos te harroje emrat e orgjines se vet si stamboll, kajro apo meka e medina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *