• |
ide | kryesore

Një stadium me emrin e Cristiano Ronaldo: Sporting Lisbona po e mendon

Sport



Cristiano Ronaldo mund të ketë shumë shpejt një stadium me emrin e tij, atë José Alvalade i Lisbona, impianti i debutimit të portugezit në futbollin që ka rëndësi me fanellën e Sporting. E ndërsa në Portugali kanë nisur aludimet për emrin (“CR7 Arena”, “Cristiano Ronaldo Stadium” apo “José Alvalade CR7”), presidenti i klubit nuk është aspak kundër idesë. “Eshtë një hipotezë që nuk e kundërshtojmë e për të cilën jemi shumë krenarë” ka thënë për ‘Tuttosport’.

Të premten në mbrëmje CR7 u kthye protagonist aty kundër Luksemburgut, duke shënuar pas më shumë se 1 mijë ditësh (mungonte që nga 22 nëntori 2016) në stadiumin ku nisi legjenda e tij. E tani klubi po mendon seriozisht ta bëjë të pavdekshëm, duke i dhënë emrin e tij stadiumit. Me shumë mundësi pa e fshirë emrin aktual, duke qenë se Visconte de Alvalade është një prej themeluesit të klubit të kryeqytetit. “Cristiano është e do të jetë gjithnjë, një prej simboleve më të mëdhenj të klubit tonë – ka shpjeguar Varandas -. Jemi krenarë që emri i futbollistit më të mirë në botë lidhet me Sporting”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *