• |
ide | kryesore

“Para se të fle, mendoj gjithnjë për atë penallti…”: Roberto Baggio i kthehet makthit të Pasadenas

Sport



“Më ndodh akoma që të më kthehet në mendje përpara se të fle. Edhe sepse ishte ëndërra që kisha si fëmijë, një finale Itali-Brazil…”. Mekëto fjalë Roberto Baggio, në edicionin e dytë të Festivalit të sportit në Trento ka kujtua momentin më të errët të karrierës së tij të shkëlqyer. Topi i Artë 1993 ka kujtuar episodin më të famshëm e më të trishtë, atë të vitit 1994, kur në të nxehtin e Pasadenas, gaboi penalltinë e fundit të serisë, në finalen kundër Brazilit të Romario e Bebetos.

Një tjetër zhgënjim, ka kujtuar ‘Bishtaleci hyjnor’, ishte përjashtimi nga skuadra italiane që mori pjesë në Botërorin e 2002 në Kore, pas një rikuperimi rekord nga dëmtimi: “Një plagë e pashëruar, e krahasueshme me penalltinë e humbur në Pasadena sepse, ndoshta mund të dukem mendjemadh ose arrogant, por këtë herë nuk më intereson, besoj se në fund të fundit e meritoja të isha mes të grumbulluarve të atij Botërori”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *