• |
ide | kryesore

Pas kritikave për Shote Galicën reagon Delinda Disha: Dua të më kërkoni falje

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Delinda Disha ka reaguar pas të gjitha kritikave që mori këto ditë për rolin e saj si Shote Galica në emisionin “Klanifornia”.

Delinda portretizoi rolin e Shote Galicës dhe një ndër batutat e saj që s’u prit aspak mirë ishte kjo:

“Ku i kam ata burrat e Kosovës që ndihen vetëm nëpër dasma. Ani çfarë i keni bërë serbit juve, vetëm i keni thurur këngë edhe lavde!”

Kaq mjaftoi që të gjithë të shpërthenin në komente dhe t’i kërkonin Delindës të bëjë falje publike për fyrjen e shqiptarëve të Kosovës që kanë luftuar serbët në luftë.

Por Delinda nuk ka pritur më gjatë. Para pak minutash ajo ka reaguar përmes një postimi duke sqaruar se skeçi i saj lidhej me një udhëtim që kishte bërë drejt Krujës ku kishte parë varrin e heroinës në gjendje të mjerueshme.

“Zgjodha nëpërmjet interpretimit të bëj një thirrje për të gjithë politikanët të cilët nuk vënë dorë për heronjtë dhe heroinat ndërkohë ngrenë memoriale për turqit, grekët etj.”, shkruan ndër të tjera Delinda.

Ajo madje publikoi edhe një foto të varrit të Shote Galicës, ndërsa u bën thirrje të gjithëve t’ i kërkojnë falje publikisht “që kërkoi dy pllaka mermer për të restauruar varrin e Shote Galicës”.



2 Comments

  1. Ne fakt aktorja ka shume te drejte, per konstatimin. Jemi rritur me mitin e Azem e Shote Galices, por asnjehere, as ne librat shkollor e as ne ndonje emision publik nuk na u be e njohur se si perfundoj Heroina e Stoikja e luftes per liri ne e Kosoves Shote Galica. Pas viteve 90, tek tuk kishte nga ata qe thonin se e kane njohur e ka vdekur si lypsare. Ky eshte nderi qe Shteti Shqiptar i ka bere kesaj Dive Kosovare. Nuk e di çfare qendrimi ka mbajtur Kosova, por nese nuk e ka vleresuar e nuk ka kerkuar kthimin e eshtrave te saj , per ti varrosur qofte edhe ne ate honin e thelle ku u varros trupi i bashkeshortit te saj, legjendarit Azem Galica, prap se prap kjo nuk e nderon. Aq me teper qe kryemashtruesi i Tiranes, bashke me ate te Shqiperise pa asnje akt apo vendim administrativ ndertojne ne te vetmin Park te Tiranes, nje memorial per disa turq, ( gjynah qe kane vdekur, por jane vrare nder veti dhe ne Turqi e jo ne Shqipni, nuk i kane vra shqiptaret), e nuk ja u kemi ne borgj ,te dhunohet prona jone publike, se skane asnje merite per ne, aq me teper Erdogani vete ne Beograd me 200-400 investitor, ndersa ketu djali apo dhendrri i tij ne bashkepunim me pushtetin behen pronare te pronave tona. Pra lancimi i kesaj heroine, duhet te behet rend i dites per pushtetaret e dy vendeve tona e jo debat fyerjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *