Pranimi i Kosovës ka qenë kërkesa e drejtpërdrejtë ndaj Beogradit zyrtar, e artikuluar prej të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA-ve për bisedimet bilaterale mes dy vendeve ballkanike, Richard Grenell.
Informacioni bëhet i ditur nga e përditshmja serbe “Kurir”, që shton se në takimin e zhvilluar një javë më parë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Grenell ka qenë mjaft i prerë dhe i qartë në kërkesën për avancimin e procesit paqtues mes dy vendeve përmes pranimit të realitetit se “Kosova është tashmë shtet i pavarur”. “Biseda mes Vuçiçit dhe Grenelit nuk ishte aspak e lehtë. Ai qartë kërkoi që Serbia të njohë Kosovën. Serbia është në një pozitë shumë të vështirë”, shkruan “Kurir”.
Ndër të tjera, media serbe shkruan se në mbështetje të kërkesës, diplomati amerikan i ka kujtuar kreut të shtetit serb se rreth 100 shtete të botës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre.
Megjithatë, sipas “Kurir”, kjo deklaratë e Grenell është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë, pasi është formuluar në formën e ultimatumit. ©Lapsi.al
ha mut bashk me ket gallofin
Ja kush eshte Donald Trump.
Amerika eshte atje ku duhet te shikojme gjithmone.
He mor penis pyet njehere penisin tone arixhi, do te shkundim?
Llogjikisht kjo kërkesë e ambasadorit amerikan, është krejtësisht normale.
Si mund të bëhet dialog midis dy shteteve kur ish pushtuesi i shtetit që ka fituar të drejtën e pamvarësisë edhe nga një gjykatë ndërkombëtare, nuk pranon ta njohë këtë pamvarësi ?
Nese bota demokratike nuk e njeh Krimenë si pjesë të teritorit rus, si mund të zgjidhet konflikti midis Rusisë e Ukrahinës ?
Të pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur akoma pamvarësinë e Kosovës, janë pjesë e NATO-s që ndërhyri ushtarakisht për çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe arsyet e kësaj ndërhyrje janë të njohura e plotësisht të justifikuara nga opinioni i shëndoshë demokratik.
Të pesë këto shtete si pjesë e NATO-s i bie që të jenë kundërshtarë të saj.
Parimi themelor i demokracisë, është respektimi i shumicës.
Përse nuk funksionon ky parim as në BE e as në OKB ?
A mos duhet të bëhet një marëveshje e madhe ndërkombëtare, që të ndërtohet një rend i ri botëror demokratik, duke nisur që nga OKB për të respektuar parimin e shumicës si normë themelore e demokracisë ?
Kjo marëveshje duhet të fillojë që me funksionimin e gjykatave ndërkombëtare, vendimmarja e të cilave duhet të jetë e detyrueshme të zbatohet nga të gjitha shtetet e botës.
Sanksionet ekonomike e ndëshkimet e qeverive terroriste apo diktatoriale agresive duhet të vendosen vetëm nga gjykatat ndërkombëtare për shtete që shkelin ligjet universale të të drejtave të njeriut, e jo nga blloqe politike të shteteve.
God Bless USAAAAAAAAAA