• |
ide | kryesore

“Prano Kosovën”, media serbe zbulon porosinë e SHBA-së për Vuçiçin

Lajme, Të fundit



Pranimi i Kosovës ka qenë kërkesa e drejtpërdrejtë ndaj Beogradit zyrtar, e artikuluar prej të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA-ve për bisedimet bilaterale mes dy vendeve ballkanike, Richard Grenell.

Informacioni bëhet i ditur nga e përditshmja serbe “Kurir”, që shton se në takimin e zhvilluar një javë më parë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Grenell ka qenë mjaft i prerë dhe i qartë në kërkesën për avancimin e procesit paqtues mes dy vendeve përmes pranimit të realitetit se “Kosova është tashmë shtet i pavarur”. “Biseda mes Vuçiçit dhe Grenelit nuk ishte aspak e lehtë. Ai qartë kërkoi që Serbia të njohë Kosovën. Serbia është në një pozitë shumë të vështirë”, shkruan “Kurir”.

 

 

Ndër të tjera, media serbe shkruan se në mbështetje të kërkesës, diplomati amerikan i ka kujtuar kreut të shtetit serb se rreth 100 shtete të botës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Megjithatë, sipas “Kurir”, kjo deklaratë e Grenell është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë, pasi është formuluar në formën e ultimatumit. ©Lapsi.al

 



5 Comments

  1. Llogjikisht kjo kërkesë e ambasadorit amerikan, është krejtësisht normale.
    Si mund të bëhet dialog midis dy shteteve kur ish pushtuesi i shtetit që ka fituar të drejtën e pamvarësisë edhe nga një gjykatë ndërkombëtare, nuk pranon ta njohë këtë pamvarësi ?
    Nese bota demokratike nuk e njeh Krimenë si pjesë të teritorit rus, si mund të zgjidhet konflikti midis Rusisë e Ukrahinës ?
    Të pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur akoma pamvarësinë e Kosovës, janë pjesë e NATO-s që ndërhyri ushtarakisht për çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe arsyet e kësaj ndërhyrje janë të njohura e plotësisht të justifikuara nga opinioni i shëndoshë demokratik.
    Të pesë këto shtete si pjesë e NATO-s i bie që të jenë kundërshtarë të saj.
    Parimi themelor i demokracisë, është respektimi i shumicës.
    Përse nuk funksionon ky parim as në BE e as në OKB ?
    A mos duhet të bëhet një marëveshje e madhe ndërkombëtare, që të ndërtohet një rend i ri botëror demokratik, duke nisur që nga OKB për të respektuar parimin e shumicës si normë themelore e demokracisë ?
    Kjo marëveshje duhet të fillojë që me funksionimin e gjykatave ndërkombëtare, vendimmarja e të cilave duhet të jetë e detyrueshme të zbatohet nga të gjitha shtetet e botës.
    Sanksionet ekonomike e ndëshkimet e qeverive terroriste apo diktatoriale agresive duhet të vendosen vetëm nga gjykatat ndërkombëtare për shtete që shkelin ligjet universale të të drejtave të njeriut, e jo nga blloqe politike të shteteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *