• |
ide | kryesore

Protesta e “Astirit”, banorët lidhen me zinxhirë: Nuk kemi frikë nga burgu (FOTO)

Lajme, Të fundit



Pavarësisht prezencës së shtuar të forcave policore, banorët e zonës së “Astirit” kanë vijuar edhe sot protestën e përnatshme kundër shembjes së shtëpive të tyre, që preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri tek “Dogana”.

Në mënyrë simbolike, ata zgjodhën që në protestën e sotme të lidhen me zinxhirë dhe gjatë fjalës së tyre u shprehën se domethënia e këtij akti ishte mungesa e frikës ndaj burgosjes.

Në dallim nga netët e tjera, banorët e “Astirit” vendosën që qendresën e tyre ta zhvendosnin nëpër trotuare, për arsye se forcat e Policisë kanë blinduar zonën dhe nuk kanë lejuar bllokimin e rrugës.

 

 

Pas arrestimit të 6 personave për bllokimin e rrugës dhe pengimin e qarkullimit rrugor në protestën e para disa ditëve para Drejtorisë së Policisë, është intensifikuar prania e forcave policore që mbikqyrin protestën e përnatshme të banorëve të “Astirit”.

Mësohet se dhjetra forca policie, të rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në zonë. Nga ana tjetër, banorët të mbështetur dhe nga opozita deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar po ashtu  lirimin e 6 protestuesve.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka dorëzuar sot një padi kundër Policisë në Prokurori, pasi e akuzon për ushtrim dhune dhe terrori ndaj banorëve të “Astirit”. ©Lapsi.al

 

 



3 Comments

  1. Ju duhet te denoheni dy here,e para per vjedhjen e prones,e dyta per bllokoim rrugesh,e treta te shporreni nga tirona se nuk e meritoni qytetin,shpellat per ju gjithcka

  2. Pronat i kmi ble me pare kemi sakrifikuar ne 30 vite emigrant ne europe por ju mashtrusa doni me i grabit

  3. Pranoje o shpellare qe I ke vjedhur,kujt pronari ja ke blere,pse nuk e thua o shpellar refugjat,dhe mos na trego qe I ke fituar me gjak,por ti refugjat ike dhe refugjat paske ngelur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *