• |
ide | kryesore

Uefa nis hetimin për përshëndetjen ushtarake të lojtarëve turq, pas golit kundër Shqipërisë

Sport

Uefa-s nuk i ka shpëtuar pa vëmendje përshëndetja e futbollistëve të Turqisë pas golit të fitores në ndeshjen kundër Shqipërisë në Stamboll. “Personalisht nuk e kam parë atë gjest, që sigurisht mund të ngjajnë një provokim. Rregullorja ndalon referime politike e edhe fetare? Po, e mund të garantoj që do ta ekzaminojmë këtë situatë. Më lejoni të kontrolloj”.

Në këtë mënyrë shefi i zyrës së shtypit të Uefa-s, Philip Townsend, ka komentuar për Ansa, përshëndetjen ushtarake të bërë në fushë nga futbollistët e kombëtares turke, pas golit të minutës së 90 kundër kuqezinjve, në mbështetje të forcave të armatosura turke, të impenjuara në një ofensivë në Sirinë e Veriut.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu