• |
ide | kryesore

Vidal besnik i Barcelonës, me një fiksim në kokë

Sport



Arturo Vidal injoron zërat e vazhdueshëm të merkatos në stilin e tij të zakonshëm, me një ndërhyrje të ashpër në limite të fair play, duke e legjitimuar me ëndërrën në sirtar: “Jam i lumtur tek Barcellona, nuk mendoj të ndryshoj skuadër. Është e vërtetë se Champions është objektivi që ndjek, që e kam të fiksuar në kokë – ka shpjeguar mesfushori kilen -, ëndërroj finalen e Stambollit e jemi gati ta arrijmë, e dimë se ky mund të jetë viti ynë. Jam në një klub që ka nevojë për këtë trofe”.

Pas një vere në të cilën emri i tij ka mbushur faqet e merkatos së futbollit e një fillimi sezonin nën pritshmëritë, Vidal u kthye protagonist në Champions kundër Inter, interesant po të mendosh që është klubi që e kërkoi më shumë në vitin e fundit. “Nuk e di nëse e ndryshova unë ndeshjen, por ndihesha shumë mirë e si zakonisht kërkova të jepja maksimumin për të ndihmuar shokët e mi – ka thënë mesfushori -. Më pëlqyen elozhet e shokëve, më bënë të ndihesha krenar, më shumë ato të Messi, numrit 1, kapitenit tonë, shpresoj të vazhdoj kështu”.

Mbi fillimin e sezonit. “Kur je në skuadrën më të mirë në botë duhet të jesh gjithnjë gati kur thërritesh në çështje. Fillimi i sezonit nuk ka qenë i lehtë për mua, por bëra të pamundurën për të bindur trajnerin të besojë tek unë. Jam një mesfushor me karakteristika të ndryshme në krahasim me shokët e repartit, tifozëve i pëlqen impenjimi im në sulm e në mbrojtje, fakti që i ndjek kundërshtarët kudo”.

Kështu, duket se pretendentët për Vidal duhet të flenë mendjen. “Jam i lumtur këtu, kam ardhur të fitoj e të ndihmoj skuadrën, për të patur një rol të rëndësishëm, ashtu si ka ndodhur gjithnjë në karrierën time. Nuk mendoj të ndryshoj skuadër në cdo dritare merkato, pastaj nëse klubi e trajneri më thonë që duhet të iki, është një diskutim tjetër, por nuk ka probleme e besoj se mund të jap shumë në këtë skuadër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *