• |
ide | kryesore

Video/ Norvegjia trondit Spanjën në minutën e fundit, Italia shkon në Europian

F1, Sport, Video



Mbrëmje surprizash dhe emocionesh në kualifikueset e Euro 2020, me 19 gola në 8 ndeshje. Norvegjia i heq nga duart fitoren Spanjës pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt, me një 11 metërsh që iberikët do të mbajnë mend mirë. Italia siguron matematikisht prezencën në finale e Europianit, pas fitores 2-0 ndaj Greqisë, ndërsa Danimarka befason shqiptarët e Zvicrës me një gol të Poulsen 5 minuta nga fundi.

Për Grupin D në fakt u komplikuan gjërat për Xhakën e Shaqirin sepse humbja në Danimarkë i mban 4 pikë larg dyshes së kreut. 12 pikë për danezët, që i gëzohen golit të Poulsen për tiu bashkuar Irlandës në vendin e parë. Ishullorët nuk shkuan dot më shumë se 0-0 me Gjeorgjinë, duke ndalur hapin atëherë kur nuk duhej. Ngjitet me 5 pikë formacioni i Vladimir Weiss, që tregohet dinjitoz përballë kryesuesve të grupit.

Për Rumaninë e Suedinë nuk kishte dyshime rezultati. Ballkanasit thyen 0-3 Ishujt Faroe, ndërsa nordikët u imponuan me një poker në Maltë. Të gjithë vëmendjen e kishte sfida në Norvegji, ku Spanja kryesuese bëri ndalesën e parë në 7 ndeshjet kualifikuese të Grupit F. Iberikët morën avantazhin me Saul, por u befasuan në fund nga Vikingët, që ngjiten në kuotën e 10 pikëve dhe mbajnë nën presion Suedinë me 14 e Rumaninë me 13.

Në Grupin J, Italia përshëdet kundërshtarët dhe siguron matematikisht finalet e Euro 2020 me fitoren 2-0 ndaj Greqisë. Pikë të plotë për formacionin e Mancinit në 7 ndeshje, e shkëputur 9 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Finlanda. Jorginho e Bernardeski fundosën grekët, ndërkohë që Bosnja i dha shanse vetes me fitoren 4-1 ndaj finlandezëve që janë tashmë vetëm dy pikë larg.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP D
Georgia 0 – 0 Ireland
Denmark 1 – 0 Switzerland
EURO – QUALIFICATION:: GROUP F
Faroe Islands 0 – 3 Romania
Malta 0 – 4 Sweden
Norway 1 – 1 Spain
EURO – QUALIFICATION:: GROUP J
Bosnia and Herzegovina 4 – 1 Finland
Italy 2 – 0 Greece
Liechtenstein 1 – 1 Armenia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *