• |
ide | kryesore

Video/ Stërvitje në pishinë, kështu Reja kërkon të fshijë lodhjen psikologjike të kuqezinjve

Sport, Video



Një ditë pas humbjes së pësuar në Turqi, që i ka dhënë fund shpresave për kualifikim në Euro 2020, kombëtarja kuqezi ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e të hënës kundër Moldavisë. Në fakt, një humbje si ajo kundër Turqisë, në minutën e fundit të një ndeshje ku ishim më pranë fitores se disfatës, ka lënë gjurmë të paktën psikologjikisht. Zhgënjimi ka qenë evident në fytyrat e lojtarëve, por nuk ka shumë kohë për të reflektuar, sepse të hënën kuqezinjtë duhet të zbresin përsëri në fushë, në një tjetër transfertë, këtë herë në Moldavinë, që vijnë nga humbja e pësuar me Andorran, që i ka lënë moldavët në vendin e fundit të grupit H.

Ky ka qenë edhe motivi, natyrisht bashkë me lodhjen në një ndeshje impenjative, me presing të ushtruar për 90 minuta, që tekniku Edy Reja ka kërkuar një seancë stërvitore më tepër me karakter shlodhës, me ushtrime në pishinë, përpara se skuadra të niset drejt Moldavisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *