• |
ide | kryesore

7 kuriozitete rreth puthjeve

F1, Stil



Ky akt i mrekullueshëm që njerëzit vazhdimisht e dëshirojnë ka një histori të gjatë. Ja ku ju paraqesim 7 fakte qesharake, që me siguri nuk i dinit rreth puthjeve.

1.Stili juaj i të puthurit vjen nga brendia. 2/3 e njerëzve kur puthen kanë instinktin të kthejnë kokën në të djathtë. Shkencëtarët besojnë se instinkti e ka origjinën nga brendia.

2.Puthja djeg kalori. Kur puthim përdorim 146 muskuj, duke përfshirë 34 muskuj të fytyrës dhe 112 muskuj posturalë

3. Puthja e ka origjinën nga …minjtë.

Puthja mendohet se ka lindur nga minjtë, kur një lloj i quajtur Eomaia I “puthte” ose, thënë ndryshe, fërkonte hundën e tij me të partneres duke dhënë një sinjal të dëshirës seksuale.

4. E keni vënë re X në XOXO?

A e keni vënë re germën X në XOXO  që përfaqëson një puthje? Në mesjetë, njerëzit e përdornin atë si nënshkrim duke përfunduar me një puthje.

5. Një mbret i ka ndaluar puthjet.

Më 16 korrik 1439, mbreti Henri IV i ndaloi puthjet në Angli, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve në mbretëri.

6. Njerëzit që praktikojnë puthjet franceze shkaktojnë probleme.

Në 1910-n, Franca i ndaloi puthjet pasi ato shkaktonin vonesa në hekurudha.

7. Fati anglez vjen nga një puthje.

400 000 turistë puthin gurin Braney në Angli çdo vit. Sipas legjendës, të puthësh gurin të jep dhuntinë e elokuencës dhe aftësisë në lajka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *