• |
ide | kryesore

Adele rikthehet me këngë të re

Paparazzi, Slider



Adele mund të kthehet me projekt të ri, bazuar në Twitter, ku sugjerohet se kënga e saj e re mund të publikohet javën e ardhshme.

Këngëtarja, 31 vjeç, nxiti spekulime se ajo është vendosur të dominojë në tabelat e muzikës edhe një herë, pasi një ‘tweet’ zbuloi që autorja e hitit “Hello” do të nxjerrë një album muajin e ardhshëm. Një postim nga faqja e kulturës  Music News Facts nisi spekulimet, pasi ata shkruan: Adele do të lëshojë ALBUM-in e saj të ri në 8 Nëntor 2019.

Kjo do të thotë se këngëtarja do ta publikojë këngën e re javën e ardhshme, teksa albumi i saj i fundit u publikua në nëntor të vitit 2015 dhe u shitën 22 milionë kopje të tij në mbarë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *