• |
ide | kryesore

Amber Rose bëhet mama

Paparazzi, Slider



Amber Rose lindi djalin e dytë dhe e quajti Slash Electric.

Ky është fëmija i parë i 35-vjeçares me të dashurin e saj, muzikantin Alexander Edvard, shkruan TheSun. Babai i ri, 32 vjeç, dha lajmin për lindjen e djalin vetëm pak orë pasi Amber kishe hyrë në lindje.

Ai shkroi: “Slash Electric Alexander Edvard .. bota është e juaja tani faleminderit @amberrose që më doni aq shumë saqë vendosët që me trupin tuaj ta sillni djalin tim në këtë botë”.

“Unë kurrë nuk mund të jem aq i fortë sa ti. Slash një rockstar”, shtoi ai.

Amber është nënë edhe e Sebastian Taylor, gjashtë vjeç, të cilin e kishte me ish bashkëshortin e saj Wiz Khalifa.

Para se të nisej në lindje, Amber kishte ndarë me ndjekësit një video, ku kishte shkruar “Është koha”. Ajo javë më parë publikoi video, teksa tregonte barkun e rrumbullakosur dhe tha se edhe këmbët i janë ënjtur, saqë mezi ecte



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *