• |
ide | kryesore

Basha flet të Unaza: Rama duhet të ishte tashmë në burg

Lajme, Të fundit



Banorët e “Unazës së Re” në Tiranë protestuan sërish kundër prishjes së banesave të tyre. Kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, bashkë me ish-deputetë të tjerë të opozitës. Basha bëri akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për të cilin tha se sot duhet të ishte në burg.

“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë rreth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane.

Të lirë janë Damian Gjiknuri e Taulant Balla, i lirë është ende Saimir Tahiri që e kthehu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë dhe baballarët që mbrojnë banesat e fëmijëve të tyre, nuk e ka vendin në Europë.

Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj. Nuk shkohet në Europë me një kryeministër hajdut. E keqja e madhe ka zaptuar Tiranën. Shqipëria si Europa është një urdhëresë e shenjtë për PD-në dhe këtë gjë do ta arrijmë vetëm kur të largohet Edi Rama.

Shteti i korruptuar nuk nis hetime ndaj Ramës që do të gllabëronte 40 milionë euro me projektin e Unazës së Madhe,” – u shpreh Basha para banorëve. Në vendngjarje pati shumë forca policie. Ditët e fundit policia ka arrestuar 6 protestues, ndërsa disa prej tyre po mbahen në burg, nën akuzat se kanë bllokuar rrugën. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ti loqe,hetimit per lobimin rus po I vjen fundi ti ku do futesh,por rama ka dhe ca rruge per te bere,per te ardhur tek ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *