• |
ide | kryesore

Berisha paralajmëron Edi Ramën: Po e publikove prapë këtë foto, do bëj publike të vertetën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook pas ripublikimit të disa fotove të Edi Ramës më shenja të dhunës në fytyrë. Ai i bën edhe një paralajmërim Ramës.

“Miq, i rënë përtoke nga dështimi total dhe damkosja në Europë dhe në botë, Edvin Mafia nxori këtë foto të 22 viteve më parë. Me këtë foto ai për të bërë viktimën kërkon t’iu shesë shqiptarëve krimin e pasionit për krim politik për të zbutur sadopak zemërimin dhe urrejtjen e madhe popullore ndaj tij!”, shkruan ish Kryeministri.

Me këtë rast e paralajmeroj publikisht se dhe njëherë të vetme po përdori foton e krimit të pasionit për krim politik, do të bëj publike të gjithë të vertetën e rrethanave të ketij krimi pasioni”, shkruan Berisha.

Postimi: 

Edvin Mafia për të shpëtuar lekurën shet krimin e pasionit për krim politik!

Miq, i rënë përtokë nga deshtimi total dhe damkosja në Europë dhe në botë, Edvin Mafia nxori këtë foto të 22 viteve më parë. Me këtë foto ai për të bërë viktimën kërkon t’iu shesë shqiptarëve krimin e pasionit për krim politik për të zbutur sadopak zemërimin dhe urrejtjen e madhe popullore ndaj tij!

Me këtë rast e paralajmeroj publikisht se dhe njëherë të vetme po përdori foton e krimit të pasionit për krim politik, do të bëj publike të gjithë të vertetën e rrethanave të ketij krimi pasioni, të gjitha hollësitë dhe autoret e tij! sb



26 Comments

  1. O Sali serbi po Ed tradhetari ty te ka idhull, por ty sta fut njeri per antishqiptare!!! Jeni te ghithe tradhetare te kombit!

    Kush është Sali Berisha

    ” Penicilina “, bashkëpunëtor i Sigurimit të mbarë dhe agjent i UDB – së ( Sigurimit Serb

    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB – së, që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombitt shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë, sëbashku me disa bashkëpunëtorë të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjëndjen të tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes çame e pronave të shqiptarëve në tërësi.

    Kush është Sali Berisha :

    Në të kaluarën e hershme, familja e tij është shpërngulur nga zonat e Detit Kaspik, në Rusi, gjatë shpërnguljeve të shekullit 19-të. Atëhere, shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Europë e sidomos në Serbi. Më pas, shumica e tyre u zhvendosën në Francë.

    Në këtë kuadër, nga mbeturinat e mësipërme, mbetën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, njëra prej të cilave është familja e Sali Berishës ( mbiemri i së cilës është i huazuar si më i përdorshmi në Kosovë dhe në Shqipëri, duke zëvëndësuar mbiemrin e tyre sllav ).

    Mbas vendosjes dhe sistemimit në fshatin Vuçidol të Tropojës, fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malësisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë, persona të kësaj familjeje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të asaj zone.

    Në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjeksisë. Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai pregatit dokumentat për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendëshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës ( me probleme në biografinë e familjes – red ), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai ( i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre ) u kthye në Tropojë.

    Pas kësaj, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin ” penicilina ” dhe, pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti.

    Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Egzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendëshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Luka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar.

    Me këtë rrethanë spjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut ( ish kryetarit të Tropojës ), Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PPSH-së dhe drejtues në PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.

    Gjatë kësaj kohe ( para viteve ’90 pra ), Sali Berishës i ishte rritur ndjeshëm temperatura e etheve për pushtet dhe zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i Byrosë i spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen edhe simptomat e sëmundjes psiqike si deliri i madhështisë, hakmarrjes, etj. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim edhe në Austri. Sëmundja mbikqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu.

    Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim. Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri spjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky ” sqarim “, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë. Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SH.B.A. pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë. ” Mjerë Shqipëria ” u shpreh Ylviu dhe Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur !

    Gjatë kësaj kohe, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, kur ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, Sllobodankën. Kur u kthyen në Shqipëri, Sllobodankës ja ndërruan emrin në Liri.

    Në Jugosllavi, vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, u tërhoq në bashkëpunim nga UDB-ja. Për këtë ndikoi fakti se motra e Milicës ( e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe vjehrra e ardhëshme e Saliut ), ka qenë gjatë luftës oficere e OZNA-s ( paraardhësja e UDB-së ) dhe pas çlirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB-së, mbështetëse e Rankoviçit dhe e operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Djali i saj ( djali i tezes së Lirisë ), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit.

    Me këtë spjegohet edhe fakti që krahas detyrave të tjera të ngarkuara, Sali Berisha ngriti edhe shqërinë ” Shqiponja”, për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrastare të Milosheviçit.

    Nga operacionet e Sigurimit të Shtetit është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, gjë që vërtetohet nga dosja prej 1200 faqesh e Rexhepit dhe prej 700 faqesh e Milicës, dosje këto që ndodhen në arkivin e SHISH.

    Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997-tën. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

    Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare ” Koha Ditore” në vitet 97-98.

    Të kthehemi para viteve ’90, në kohën kur Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej, për të arritur pikësynimet e tij, kuptoi se e vetmja rrugë ishte puna këmbëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga Partia dhe bashkëpunimi me organet e Sigurimit. Sa e sa herë, Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri operacionet e brendëshme që kryente Sigurimi i Shtetit, duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosavarëve arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast, kur një djalë kosovar i shtruar në spital, që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishin vuajtur në burgjet e Goli Otokut, u bënë veprime operative për të zbuluar dhe identifikuar personalitetin e tij, me anë të Sali Berishës. Ky e ” identifikoi ” atë si serb ! Kur ai djalë do t’i dorzohej autoriteteve jugosllave në kufi, para se të arrinte atje, u hodh nga një urë dhe theu këmbë e brinjë, vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorzua dhe u verifikua më vonë se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri.

    Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha, gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo hë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave.

    Në vitet 1991 – 1992 në Shqipëri u dyndën serbë të Kosovës që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që, duke u hequr si kosovarë dhe na bashkëpunim me agjentët serbë në Tiranë, të kryenin veprime për të ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt, deri në një farë mase, UDB ja arriti qëllimit me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë, Sali Berisha dhe mehmet Elezi kanë marrë kontakt me disa prej tyre.

    Sado që të flasë pëe ndershmëri, Sali Berisha e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në ’97 –tën por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme.

    Me këto ngarkesa në biografi, Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte përpara duke punuar në mjeksi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke e rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën Rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin që ishte mjeku i Hysni Kapos, arriti t’a zëvëndësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapua, filloi t’i thoshte djalit të tij, Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si mjek të familjes. Këtë bisedë Besniku ja thotë Dines dhe pas kësaj, Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit. Gjatë kësaj kohe, Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe, më vonë, edhe me kurse specializimi 6 e 12 mujore.

    Duke ditur edhe lidhjet e mësipërme, UDB filloi në këtë kohë përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin e dosjes ” Bisturia”, pseudonim ky që duhet të jetë ndryshuar më vonë. ” Bisturia ” është dosja personale e Sali Berishës në arkivat e UDB-së, ku janë depozituar tërë kontributet e tij në interes të UDB – së.

    Më vonë, zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit ( sigurimit ) se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB – së : Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog ndërsa jë kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Jo më kot, me të marrë pushtetin, Sali Berisha urdhëroi arrestimin e tij.

    Me ardhjen e Demokracisë, Sali Berisha filloi të shkruajë dhe të botojë disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana, perëndimit i duhej të zgjidhte një kandidaturë të besueshme që kishte lidhje të forta që më përpara me vëndet perëndimore dhe të ishte nga veriu ( meqë emigracioni më i madh ishte nga veriu, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia ). Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura që ishin : Ylli Vejsiu, me lidhje familjare në SH.B.A, Aleksandër Meksi, me lidhje në Greqi ( ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i Asfalisë greke ) dhe Neritan Ceka me mbështetje gjermane. Por amerikanët, me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, rekomandoi Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

    Sipas informatave, UDB –ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD –së ( duke përdorur Rajersonin ), për shkak se atëhere CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propogandë për të tërhequr bashkëpunëtorë në vëndet e Ballkanit. UDB – ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.

    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Vejsiut, Cekës dhe Sali Berishës, u ndërhy që të fitonte Berisha por në fakt si kryetar u zgjodh Meksi. Është dashur këmbëngulja e Eduart Selamit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe për të dalë në krye Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvëndës të bëhej Pashko në Qeverinë e Stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi, në takimin me Micotaqisin, tha se Qeveria Shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë.

    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë Ai e lejoi atë ( Gazideden ) të krijojnte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.

    Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbrritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjëra. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.

    Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lëkët, pjesa më e madhe e të cilave u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një pjesë tjetër u grabit nga funksionarë të tjerë.

    Mbas disa ditësh, ndërhyn tek Meksi ( kryeministër ) në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD, për ta liruar Suden, pr meksi u përgjigj se nuk e kishte futur ai në atë burg.

    Sali Berisha është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me motrën e Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadrija ka qenë oficer i zbulimit dhe përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës ( ish ambasador në ish Jugosllavi dhe ish zv/ministër i jashtëm ) dhe ka të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ( në Jugosllavi ) ishte shoqe e ngushtë me Shemsije Kadrinë, e cila, pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish veliun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky operacion u iniciua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

    Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës, kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre.

    UDB-ja pregatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD ( Pjetër Arbnori, Ali Spahia, , z,Ali Kazazi ), Arben Brocin. Arbnori.. këmbënguli dhe e detyroi Brocin të shkonte në protestë. Përpara se të niste protesta, kur sheshi para Komitetit të Partisë së Punës ishte ende bosh, ishin vendosur aty në gadishmëri aparatet e filmimit dhe të televizionit, çka tregonte se diçka do të ndodhte. Gjatë protestës, kur Broci është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër më Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë : ” Zef(igjate sot mik i Agron Kuliqit), pse ma bëre këtë ?” Kur ky person pa që Broci ra në tokë i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i Sigurimit, Ali Spahia. Sipas Islamit ….. deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, sepse Spahia tha ” vdiq, çojeni trupin në shesh”! Të gjitha këto fakte flasin për një plan të parapregatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot, pas disa ditësh, në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbnori dhe , si përfaqësues të Berishës.

    Sali Berisha futi hasmërinë dhe gjakmarrjen midis fiseve të cilat, për dhjetra vjet, UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga kjo armiqësi janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij ? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

    Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale dhe u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës, Agim Rama, Drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh nga të cilat fiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit ( i fshehur pas Met Sulajt ). Po kush është ai që e bëri kaq të fuqishme këtë familje ? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

    Berisha, , Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në Ambasadën Jugosllave, ku janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i Ambasadës i cili nuk ishte serb por shqiptar. Ky person, i cili nuk i njihte ata, kur i ka parë në televizion, ka thënë se i njeh dhe se kanë marrë në ambasadën Jugosllave 17 milion dollarë dhe se janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin Jogosllav ku Shesheli i kërkoi sqarime Milosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarë dhe ky i fundit iu përgjigj : ” Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se si vriten me njëri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi më 1997 –ën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale, nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë të hollësishme në të ardhmen.

    Berisha, për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek dhe vëndeve arabe duke bërë për këtë çdo lëshim. Ai i ka paguar 28 milion dollarë një shoqërie amerikane, për t’ bërë fushatën elektorale dhe ndërmjetës ka qenë Mero Baze.

    Sipas një burimi shumë të besuar, shumë shpejt, lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

    Me rikthimin në pushtet më 2005, ai me bashkëpunëtorët e tij po vazhdon të sabotojë çështjen shqiptare, po shkatërron më tej shtetin. Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të përpiqen ta pengojnë këtë zhvillim, me çdo kusht

    1. S’ta paska tregu’tamam historine mami…..
      Ate pjesen kur ta can mitren e mamit dhe del ti????

  2. Dhe Meta ka dosjet e fasadave. Cfare behet me kete nivel te politikabeve tane mbajne sekrete per te shantazhuar kundershtarin.
    Dhe populli pret e pret pa fund per me pa nje dite te hajrit. Deri kur……

  3. E tmereshme cfar luhet aty,mjere njeriu i ndershem.SHyqyr qe jam 22 vjet e larguar mos e pafsha ate vend te qelbur me fshataret ne krye

  4. AI ESHTE RRAHUR VETE PER T5E BERE BUJ AI E KA PREGATITUR VET RRAHJEN FILMIMIN DENANCIMIN DHE CDO GJE E KA SAJUAR VET KY INTRIGANT I PA SHOQ I STILIT JOLESZA.

  5. Morra mavi kulisha kanibalesh te kuq rrini si te dhier qe jeni para Berishes se ai u zhduku urin o Ropqira

      1. Opozitare por vellezer.Bashkevuajtes dhe bashkefajtor.Kush i ka thene keto fjale ne 90.HE mor morr i kuq .Ju e keni perca kete popull nga 45 e ne vazhdim

  6. edvin mortja nuk ndalet para asgjëje, fara e tij si model politikani duhrt të shuhet nqs duam të jemi shtet me njerëz normalë.

  7. Nuk ka nevoje ta tregosh te verteten e dhunes e ka treguar Benjamini njeriu qe nen urdhrat tuaja ka bere gjithcka qe ju keni kerkuar o salih karaxhic berisha dhe ai eshte izet haxhia,qe ditet e fundit e kercenove me nje aksident,ky njeri izeti do te fusi ne dhe o salih,nuk ta mban ti kercenosh mediat e portalet dhe petrit kumin qe e nxorri kete foto dhe I sulesh Rames,duhet ta pranosh qe urdherove zagaret e tu per ta bere ate krim.

  8. Une nuk e kuptoj pse nuk e arreston prokuroria kete plak vampir per fshehje me dashje te informacionit,pra ky thote qe do nxjerre fakte per foton po e nxori prape Rama ate foto,pra po nuk e nxori Rama foton,e verteta do ngeli sekrete?!ça jane keto shantazhe sikur po diskutojne mafioza per ndarje territoresh dhe jo sikur po flasin ata qe kane ne dore fatin tone,mjere ne per politikanet tane…Berisha behu gati per ne qeli se Izet Haxhise ia rrujte lesht me perpjekjen per aksident!

    1. O idiot është informacion privat, që nuk ka lidhje me ndonjë çeshtje të rëndë gjyqësore e që duhet patjetër të jepen dëshmi, edvin kurva le ta hedhë nëgjyq sipas asaj radakes prej injoranti rilindas, dhe pastaj o kurveë rilindase ta shohësh ti e sorollopi yt idiot, nqs keni sy për të parë e tru për të kuptuar.

  9. O ti uns e merr nji dor parash te mirame gjith kete shkrim. Plus edhe rrogen ku punon ( ne call center) te shkon tetori marshalla

  10. O rame uplake tu mashtru ket popull duke i treguar dekumetare me figur dhe ne sfond eshte zeri i fuges kto paemrat jane tu shkru egjetem kriminelin se fajin eka saliu prandaj nuk hapen negocjatat se ka rraf saliu ramen po ti sikur ben te fortin ne parlament tani ndaje mendjen je Ai rama qe rrafi saliu dhe flije poshte urave ne paris apo je ky rama qe ben te fortin ne parlament se te dyja bashke nuk shkojne

  11. Une medoj se sidoqofte, Saliu duhet ta publikoje te verteten..e ketij “heroi te demokracise” se ka dhjetera vite qe nxjerr budallalleqe..E dijne te gjithe qe jane foto incesti!

  12. Cpune kishin zagaret e salihut izeti dhe lumneshi qe e rrahen per pune incesti o shurranjoset e shpellaret e salihut,nuk ka asnje te vertet salihu por ben gjoja te fortin e vicidolit,makthi I tij eshte Azemi nga varri dhe izeti nga burgu

  13. o Dylberi autik mavi qe ke mend sa dhe gomari, nqs e ka rrahur Izeti sic thua ti le te dali shefi jot mavi dhe ta kundershtoje dhe te provoje te kunderten e asaj qe thote Saliu

  14. Beje ke rastin. Na keni bere jo shoqeri te hapur po te shqyer nga te kater anet. Tregohuni te ” hapur ” cfare pret. Pionieret e enverit i hedhin komardaret njeri tjetrit. E kush ja u ha keto?

  15. Trendi ne keto 30 vjet nuk ka ndryshuar. Ne mode gjithmone. Moda ne shqiprine e shqiptareve nuk ndryshon. Vend numro.

  16. O byroist I salihut rama e ka thene te verteten,pas tij dhe izeti si autor I krimit me urdher te salihut,ku ishte salihu deri tani pse nuk ka folur,por ja kujtoje petrit kumi,makthi Izet e azem e detyroje te dale nga vrima kete monster serbe salih karaxhic berisha per te terhequr vemendjen tuaj o shpellare,qe vetem zagarin dini te beni ne kete jete

  17. O analfabet bolshevik mavi, une jam lere e rritur ne tirane dhe jetoj ne vendin qe e kane enderr te gjithe, po ti si dylber qe je rri e leh kundra Saliut per nje pjate supe. Ik e qetesohu se nuk pjerrdh Rama per ty e morracake te kuq si puna jote, ju mban thjesht per numeror topi

  18. Ore ti qe ke lindur rastesisht ne tirone se ata qe te sollen ne jete erdhen me urdherin e salihut qe tokat e pronareve ti benin toke e xanun,o rrotKari nuk I duhet njeriut ku jeton ti,por sa tru ke dhe si I perdor ato,per vete apo per salihun qe ja u ka perdhunuar trute.

  19. Kujt mendon ky gjeja se do ti ngjall ndopak keqardhje?! E qan viktimen. Fajin e ka saliu. Franca humbi europa humbi shqipria rilindase fitoi. Te rroje partia komuniste e shqiprise me shokun ec enver ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *