• |
ide | kryesore

Del dokumenti i BE: Shqipëria të plotësojë 9 kushte para hapjes së negociatave

Kryesore, Lajme



Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë. Mediat kanë zbuluar pasditen e së dielës një dokument paraprak të përgatitur nga presidenca finlandeze e Unionit dhe që më pas do tu dorëzohet vendeve anëtare në takimin e së hënës. Ndër kushtet e vendosura në draftin paraprak për Shqipërinë janë pak a shumë me ato që vendosi Bundesatgu gjerman, përpara se te jepte “PO”-në e tij. Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

“Para se të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, jo më larg se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të shënuar, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe të shënojë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Para se të mund të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të zgjidhë këto çështje:

1. Nisjen e hetimeve kundër gjykatësve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale bazuar në gjetjet e procesit të vetingut.
2. Nisjen e hetimeve të rasteve ku ka akuza për mashtrime zgjedhore.
3. Të sigurojë funksionimin e SPAK;
4. Të përforcojë edhe më tej gjurmët e provave për hetimet, ndjekjen penale dhe dënimet e formës së prerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivelin më të lartë.
5. Të miratojë dhe të zbatojë kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
6. Të zbatojë çdo vendim relevant të Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019″ – citohet në dokument.

Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, – shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit.

Kështu, nëse për Maqedoninë thuhet se çelja e kapitujve të parë të negociatave do të vijojë pas konferencës së parë ndërqeveritare e pas përfundimit të proçesit analitik nga Komisioni Evropian, për Shqipërinë renditen kushtet e famshme të cilat duhen plotësuar në dy etapa.

Përveç kësaj, elementi thelbësor që ndryshon për të dyja vendet është shtrëngimi ende më i madh i kuadrit të negociatave, për ta bërë edhe më të gjatë e më të vështirë këtë proces nëse ato do të nisnin një ditë.

Euronews Albania në Bruksel citon burime të saj se ndërsa Franca mbetet ende kundër çeljes së negociatave me të dyja vendet, e parashikuar jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020 në propozimin finlandez, për çeljen e negociatave me Shqipërinë janë kundër edhe pesë vende të tjera: Holanda, Danimarka, Belgjika, Spanja, dhe pak edhe Greqia.

Të njëjtat burime thanë se të gjitha këto vende ka pak shanse që të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të pranojnë tekstin e dytë të finlandezëve në takimin e të hënës të Ambasadorëve, që nis pas përfundimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të jashtme, vetëm një ditë para Këshillit të çështjeve të përgjithshme të ditës së martë. ©LAPSI.al

Image may contain: text

Image may contain: text



2 Comments

  1. Na cmendet me keto negociatat. Degjoni ERTV dhe do ta kuptoni qe negociatat jane hapur qe ne qershor 2018. Vetem ERTV thote te verteten, te gjithe te tjeret jane kazan-kadrinj te llumit te opozites

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *