• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga helmimi i 26 numëruesve të votave në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Të dhëna të reja kanë dalë nga helmimi i 26 zyrtarëve që numëronin votat e dërguara me postë që vinin nga Serbia. Burime nga Klinika Infektive të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë bëjnë me dije se janë shtruar 9 paciente femra që po marrin ndihmë të mëtejshme për këtë rast.

Pacientët kanë shfaqur shenja paniku dhe kishin të njëjta simptoma, kruajtje duarsh, skuqje sysh dhe marrje mendsh. Ata deklarojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

Këshilli i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë duke e monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar, ndërkohë që nuk ka një qëndrim zyrtar për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *