• |
ide | kryesore

“Do të të vras”, “Ik q**”: Eriksson tregon sherrin me Ferguson për fajin e Rooney

Sport



Sven Goran Erikson u bë dikur trajneri i parë i huaj në pankinën e Anglisë, por pikërisht aty i ka ndodhur një nga historitë që e ka frikësuar më shumë. Në një intervistë për mikrofonët e Times, suedezi ka folur për tema të ndryshme të lidhura më të shkuarën e tij si trajner, sidomos në krye të Anglisë, duke zbuluar një prapaskenë të një sherri me Sir Alex Ferguson, që në atë kohë drejtonte Manchester United. E gjitha kishte të bënte me grumbullimin e Wayne Rooney në Botërorin e 2006.

“TË VRAS” – Sulmuesi anglez vinte nga një dëmtim i rëndë, frakturë e metatarsit, e ishte në fazë rikuperimi. Pavarësisht se jo në gjendje ideale, Eriksson vendosi ta grumbullonte për turneun. Rooney nisi një fazë rikuperimi më të shpejtë se parashikimi për të qenë gati, por kjo shkaktoi tërbimin e Sir Alex. “Ishte ora 7 e mëngjesit ose edhe më herët. Pa më thënë ‘ciao Sven, si je?’, mendova se donte të më vriste“, tregoi Eriksson telefonatën e marrë nga ish-menaxheri i Red Devils. “E në fakt më tha ‘do të vras, je i mbaruar, mos e grumbullo Rooney sepse do të të vras…’. Nga ana ime iu përgjigja ‘ik q**, cfarë dreqin ke? Alex, do ta grumbulloj Rooney. Tani pushime të mbara, bye bye’”.

Në fund, Eriksson nuk hoqi dorë nga qendërsulmuesi anglez, duke nervozuar së tepërmi skocezin që vazhdonte të pretendonte se Rooney nuk ishte gati për tu kthyer të luante në atë moment.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *