• |
ide | kryesore

Dortmund e Bayern kurrë miq, Watzke sulmon hapur: “Para nga Bayern? Më mirë shisja poshtë urave”

Sport

Hans-Joachim Watzke, administratori i deleguar i Borussia Dortmund, është një nga personazhet kryesorë të futbollit gjerman. E nuk është rastësi që autobiografia e tij, të cilën Bild e rrëfen pjesërisht, është libri për topin më i pritur në Gjermani. Jo vetëm për historitë e tij zbavitëse me Jurgen Klopp, por edhe për të kuptuar motivet e sukesesit të Borussia. Një skuadër që 15 vjet më parë ishte pranë falimentimit, por u shpëtua edhe falë… Bayern. Në atë kohë, klubi i Mynihut i dha hua dy milionë euro pa interesa rivalëve të përjetshëm, një rrethanë gjithnjë e konfirmuar nga vetë Borussia.

Por ata para erdhën me dëshirën ekskluzive të bavarezëve. Klubi verdhezi, shpjegoi Watzke, nuk kërkoi asnjë euro. E për të mos e bërë… rrezikonte të përfundonte keq. “E cuditshme (e jam ironik) që kjo cështja e huazimit doli për publikun në 2012, pikërisht pasi fituam Bundesligën. E unë kërkova të mbrohesha, duke i dalë përballë asaj historie. Objektivi i tyre ishte të mendohej se shkova unë tek Bayern për të kërkuar para. Por nuk do ti kisha kërkuar kurrë Bayern asnjë euro. I respektoj shumë, por do shkoja poshtë urave në Dortmund të shisja, më mirë se ti kërkoja një euro. Ti kërkosh para rivalëve, nuk ka mënyrë në botë për tu turpëruar më shumë”.

Paratë erdhën, por nuk u kërkuan, si dikush donte të dukej. Kush? Watzke një ide e ka. Uli Hoeness, president i Bayern, me të cilin raporti ka qenë gjithnjë i vështirë. “Jemi të ndryshëm, shumë të ndryshëm. Nuk mund të ketë kurrë miqësi mes nesh. Uli është një person emotiv e nëse vihesh në një farë mënyre kundër Bayern e kundër Uli Hoeness, është rreziku që të përfundosh i shtypur, si poshtë një traktori”. Praktikisht miq kurrë. Ekzaktësisht si dy klubet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu