• |
ide | kryesore

Elton John: I lumtur që fëmijët e mi nuk e njohën mamanë time

Paparazzi, Slider



Kantautori i njohur britanik Elton John nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me nënën e tij.

Diçka të tillë ai e theksoi sërish gjatë intervistës më të fundit për “CBS Sunday Morning” ku theksoi se ishte i lumtur që e ëma nuk i kishte takuar fëmijët që ai ka me David Furnish. “Ajo nuk e pëlqeu kurrë Davidin. Ajo nuk pëlqente asnjë. Ajo nuk kërkoi asnjëherë t’i takonte fëmijët. Por jam i lumtur që ata nuk e njohën atë, sepse ajo do t’i kritikonte siç më ka kritikuar mua. Ajo ishte sociopatike”,-ka thënë John gjatë intervistës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *